English

Shkodër, pranga 48-vjeçarit, mbante armë në banesë

Shkodër, 14 nëntor NOA - Policia e Shkodrës ka çuar në qeli ditën e djeshme një 48-vjeçar pasi mbante armë në banesë.

Burime nga policia thanë se dje në vendin e quajtur fshati Trush komuna Berdicë të rrethit Shkodër dhe pikërisht në banesën e 48-vjeçarit Kujtim Bullakaj, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik së bashku me një krehër me tridhjetë fishekë si dhe dy krehëra të tjerë secili me nga 20 dhe 30 fishekë të cilat Bullakaj i mbante pa leje.

Policia kreu menjëherë arrestimin e Kujtim Bullakajt për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit".

k.k/NOA

KOMENTE