Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha takohet me drejtues të CEZ grup
English

Kryeministri Berisha takohet me drejtues të CEZ grup

Tiranë, 16 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot një takim pune me nënkryetarin e Bordit të drejtorëve të CEZ grup, Tomas Pleskac.

Pleskac e informoi kryeministrin Berisha mbi punën e deritanishme, të bërë  nga operatori i sistemit të shpërndarjes kompania CEZ, si dhe prezantoi planin 2 vjeçar  të investimeve.

Ai u shpreh se qëllimi i veprimtarisë së kësaj kompanie në Shqipëri  zhvillohet sipas parimit të përfitimit të dyanshëm, të konsumatorëve shqiptarë dhe kompanisë.

Nënkryetari i Bordit të drejtorëve të CEZ grup, Pleskac, tha se kompania ka një plan ambicioz investimesh për vitin 2009-2010, të cilat do të jenë rreth 8 miliard lekë.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha garantoi Pleskac për transparencë dhe përkushtim nga ana e qeverisë shqiptare, për realizmin e planeve të tyre në dobi të shqiptarëve.

Ndër të tjera, Berisha shprehu besimin që bashkëpunimi i qeverisë shqiptare dhe i Entit Rregullator ERE do të jetë gjithmonë transparent, profesional dhe në përfitim dypalësh, si dhe modeli i tregut i prezantuar në këtë sektor do të vazhdojë të mbështetet dhe të përmirësohet më tej.

Duke sugjeruar që Â investimeve në Shqipëri i duhen dhënë nxitje për ti zhvilluar më tej, kryeministri u shpreh se konsumatorët në nevojë do të ndihmohen në mënyrë më efektive nëpërmjet skemave sociale që do të zbatohen nga qeveria.

k.k/NOA

KOMENTE