Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bova, Berishës: Italia, mbështetje të plotë Shqipërisë për integrimin në BE
English

Bova, Berishës: Italia, mbështetje të plotë Shqipërisë për integrimin në BE

Tiranë, 24 nëntor, NOA - Italia do t'i japë mbështetje të plotë qeverisë shqiptare për hapat e mëtejshme për integrim në Bashkimin Europian.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, ambasadori Mario Bova gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha.

Në prani edhe të ambasadorit italian në Tiranë, Saba D'Elia, Bova i transmetoi Berishës edhe përshëndetjet më të përzemërta nga homologu i tij Berluskoni dhe të shumë miqve të tjerë të Shqipërisë në qeverinë dhe institucionet italiane.

Më pas, ambasadori Bova vlerësoi ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Shqipëri vitet e fundit dhe e uroi Berishën për arritjet madhore si përsa i përket pranimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, realizimin e veprave të mëdha infrastrukturore, si edhe të reformave të tjera që po e shndërrojnë çdo ditë e më shumë Shqipërinë dhe imazhin e saj në botë.

Në takim ndër të tjera, u diskutua edhe nisma e fundit e të dy qeverive për përgatitjen e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Italisë, i cili parashikon ngritjen në një stad të ri edhe më të lartë e më të konsoliduar të marrëdhënieve të ngushta e të shkëlqyera midis dy vendeve dhe dy qeverive dhe bashkëpunimit shumë dimensional midis dy vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen, i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Italia fqinje dhe mike i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Në fund të takimit, palët shprehën edhe një herë interesin e madh të të dy vendeve për projektin e rëndësishëm infrastrukturor të Korridorit 8-të, i cili do të sillte një kontribut të ri në zhvillimin ekonomik, në rritjen e shkëmbimeve tregtare e të gjithanshme ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe do të forconte miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve të këtyre vendeve.

n.e/NOA

KOMENTE