Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreditë në lekë ende të shtrenjta
English

Kreditë në lekë ende të shtrenjta

Nga Rajmonda Lajthia rajmondalajthia@noa.al

Tiranë, 25 nëntor NOA - Pavarësisht uljes me 0.5 për qind që Banka e Shqipërisë i bëri normës bazë të interesit të lekut për të stimuluar kreditimin, sërish ai vijon të jetë i shtrënguar.

Pas përfundimit të mbledhjes së këshillit mbikëqyrës, guvernatori i bankës ka pohuar se efekti i këtij veprimi nuk është reflektuar ende në praktikë.

"Ulja e normës nuk është ndjerë ende plotësisht, kjo për shkak edhe të kohës kur u mor vendimi, megjithatë ne jemi të bindur se ky veprim do të ndjehet në një moment të dytë"- pohoi Ardian Fullani. Ulja e normës së lekut ka për qëllim që të ulë kostot e kredive në lekë dhe ky vendim u mor në një kohë kur ekonomia po vuan pasojat e kreditimit. Guvernatori i bankës Ardian Fullani ka analizuar situatën ekonomike të vendit, ku sipas tij është konstatuar se ka një rënie të eksporteve por edhe të investimeve publike në tre- mujorin e tretë të këtij viti.

Megjithatë ai ka ripërsëritur shqetësimin e tij për një defiçit të lartë buxhetorë.

Ajo që po vërehet me shqetësim në sistemin bankarë është rritja e shpejtë e kredive me probleme. Aktualisht ky nivel ka arritur në 9% të totalit të portofolit të kredisë.

Por guvernatori tha se institucioni monetar ka marrë masa shtrënguese ndaj bankave të nivelit të dytë për të administruar rrezikun që vjen nga ky fenomen.

k.k/NOA

KOMENTE