Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, pranga 57-vjeçarit, kërkohej nga policia për armëmbajtje pa leje
English

Shkodër, pranga 57-vjeçarit, kërkohej nga policia për armëmbajtje pa leje

Shkodër, 30 nëntor NOA - Policia e Shkodrës ka arrestuar sot një 57-vjeçar të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, paraditen e sotme në vendin e quajtur Fshati Trush, Komuna Berdicë e rrethit Shkodër, është bërë e mundur kapja e 57-vjeçarit të shpallur në kërkim Nuh Gjorretaj, lindur dhe banues në fshatin Trush.

Arrestimi i tij u krye pasi ndaj u ekzekutuar Urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër i datës 18. 09. 2009, për arsye se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në të njëjtën datë, ka vendosur ndaj 57-vjeçarit masën e sigurisë "arrest në burg", për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

Policia kreu të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të Nuh Gjorretaj, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

k.k/NOA

KOMENTE