English

Tragjedia rrugore, kryeministri ngushëllon familjet e viktimave

Tiranë, 1 Dhjetor NOA - Kryeministri i vendit Sali Berisha, i dërgoi para pak çastesh telegrame ngushëllimi, familjeve Muzhaqi, Murati, Alushi, Kaci dhe Suti.

Këto familje, humbën mbrëmë bijtë e tyre te dashur, në aksidentin automobilistik tragjik të Dervenit

Ne këto mesazhe thuhet: Vdekja tragjike e bijve tuaj te dashur ka sjellë zi dhe gjëmë të rëndë jo vetëm tek familjet tuaja por edhe tek çdo shqiptar. Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare ndaj me ju dhimbjen e thellë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe i lutem Zotit që ju të gjeni forcën për të përballuar humbjen e pakompensueshme të bijve tuaj të dashur, lutem së bashku me ju që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e merituar", - përfundon ngushëllimi i kryeministrit.

e.r/NOA Lexoni lajmin mbi ngjarjen e rëndë

KOMENTE