Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizat, Presidenca e radhës së BE vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria
English

Vizat, Presidenca e radhës së BE vlerëson "progresin e bërë nga Shqipëria"

Athinë, 2 dhjetor NOA - Gjatë pjesëmarrjes në Ministerialin e OSBE që po zhvillohet në Athinë, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta zhvilloi një takim të veçantë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë z. Karl Bildt, vendi i të cilit mban Presidencën aktuale të Bashkimit Evropian.

Në takim u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në proçesin e integrimit evropian dhe në liberalizimin e vizave si dhe mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe politikën e saj rajonale.

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta shprehu vlerësimin e Qeverisë shqiptare për angazhimin e suksesshëm të Presidencës suedeze në avancimin e axhendës së integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti për mbështetjen suedeze për miratimin e aplikimit të Shqipërisë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE.

Gjithashtu, z. Meta shprehu gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për të ndërmarrë në kohë dhe me efikasitet të plotë të gjitha reformat që kërkon proçesi i integrimit në BE.

Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë z. Karl Bildt, e uroi z. Meta për progresin e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave si dhe për hapat e bërë në drejtim të integrimit evropian.

Z. Bildt shprehu mbështetjen e plotë të Suedisë për të dyja këto proçese, duke theksuar se Suedia mbështet heqjen e vizave për shqiptarët dhe integrimin e plotë të saj në BE.

Gjithashtu, z. Bildt, vlerësoi përqasjen konstruktive të politikës së jashtme shqiptare në rajon dhe u shpreh se Shqipëria është një faktor stabiliteti në Ballkan.

e.r/NOA

KOMENTE