Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rivendoset data e premierës Kush ka frikë nga Virginia Woolf
English

Rivendoset data e premierës "Kush ka frikë nga Virginia Woolf"

Tiranë, 8 dhjetor NOA - Peripecitë e premierës së parë dhe të vetme për TK-në nuk patën të sosur.

Një grip i Eva Alikaj dhe një aksident i paparashikuar i aktores Eftiola Laçka gjatë provave e çuan këtë shfaqje në disa shtyrje të përsëritura. U ndanë ftesat dhe u përgatit shfaqja.

Pasoja? TK-ja u gjet e papërgatitur për të pasur një shfaqje premierë të hapjes së sezonit.

Burime pranë TK-së tregojnë se është vendosur data 17 dhjetor si premiera për shfaqjen "Kush ka frikë nga Virginia Woolf", gjithmonë nëse parashikimet do të shkojnë sipas dëshirës së drejtuesve të këtij institucionit.

Dilema dhe arsyetime, shtyrje dhe dyshime duket se nuk e kanë zbehur entuziazmin e trupës së aktorëve, ku pritet të spikasin emrat e Eva Alikaj, e cila u kthye nga Austria në Tiranë dhe aktorit elegant Viktor Zhusti që mbërriti nga Greqia.

Pika e takimit ishte :"Who's afraid of Virginia Woolf/ Kush ka frikë nga Virginia Woolf". Pjesa është një dramë e shkruar nga dramaturgu amerikan Edward Albee në fillim të viteve gjashtëdhjetë, kur bota pas epokës së pasluftës u përfshi më në fund në një diskutimin civil, që i takonte një teme jo më pak të rëndësishme se lufta, mbi "seksin e dytë". Drama është shqipëruar nga Gjergj Peçi dhe do të jetë premierë për artdashësit më 17 dhjetor 2009 në Teatrin Kombëtar. Në rolet kryesore do të interpretojnë: Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Eftiola Laçka dhe Helidon Fino. Jerga Hribar, do të jetë skenografja kroate, e cila në bisedat paraprake me regjisorin, mendohet se ka realizuar një gjetje moderne, evropiane.

Kushtrim Bekteshi, student i regjisorit Slobodan Unkovski, i cili u prezantua përpara publikut shqipfolës me dramën "Daja Vanja" vjen me këtë pjesë duke sjellë një koncept të vetin regjisorial, i cili në pak minuta bisede mund të përmblidhet në fjalët:

"Ajo që më intrigon më shumë në këtë vepër është bota e përzier, imagjinarja me realen, kufiri mes tyre mezi përcaktohet, si ndërtohen ato raportet ndërnjerëzore në një botë ku, në fakt, nuk dihet nëse është imagjinare, apo reale". Kjo pjesë do të jetë shfaqja e tij e nëntë dhe duket se mosha e aktorëve nuk do të jetë problem për regjisorin.

"Shfaqja bëhet me bashkëpunim, por kur ka edhe emra që kanë kualitete është një ndihmesë, nuk është barrierë". Një dramë me katër personazhe që vijnë nga festa, pastaj pinë pafund derisa shkërmoqen të katër. |Who's afraid of Virginia Woolf/ Kush ka frikë nga Virginia Woolf" është një dramë e luajtur në skenat teatrore në të gjithë Evropën.

Alikaj shprehet e kënaqur se ka mundur ta ndjekë këtë pjesë në Austri, në Volkstheatër dhe në Burgthteatër. "Kush ka frikë nga Virginia Woolf" ka patur realizime kinematografike të vitit 1966, me Elisabeth Teylor dhe Richard Burton, në regjinë e Mike Nichols.

A do të mundemi ta shohim më 17 dhjetor? Mbetet të themi..në dorë të Zotit!

m.s/NOA

Â

KOMENTE