Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Energjia elektrike, çekët presion për të rritur çmimin
English

Energjia elektrike, çekët presion për të rritur çmimin

Nga Rajmonda Lajthia Â

Tiranë, 14 dhjetor NOA - Një ditë para publikimit nga Enti Rregullator i tarifave të reja të energjisë, pronarët e rinj çek të OSSH-së kanë paralajmëruar, se në rast se do të mbeten të pakënaqur nga rritja, ata mund ti drejtohen për zgjidhje Bankës Botërore, e cila ka dalë garant për këtë proces.

Banka Botërore ka ngurtësuar një fond, i cili do të përdoret vetëm në rast se qeveria shqiptare nuk rrit sa duhet tarifat e reja, të cilat janë parashikuar të jenë çdo vit 18% më të larta. Kjo do të thotë, se ky do të jetë niveli dysheme me të cilin do të përballen qytetarët, nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

"Kemi arritur marrëveshje me qeverinë që nga viti 2010 deri në 2014 energjia të rritet çdo vit me 15 % + normën e inflacionit. Kjo rritje do të na jepte ne garancinë për të vijuar me investimet.

Enti Rregullatorë është i detyruar ta zbatojë këtë marrëveshje, pasi në të kundërt ne i drejtohemi Bankës Botërore. Ndaj enti duhet të reflektojë mbi dokumentin që ai vetë ka firmosur"- u shpreh Jozef Hejsek drejtori i përgjithshëm i OSSH-së.

Edhe pse kjo konferencë e parë për shtyp e pronarëve çek vjen një ditë para përcaktimit të tarifave, drejtuesit e kompanisë mohojnë që ajo të jetë një presion ndaj strukturave të shtetit.

Drejtori evidentoi një sërë institucionesh buxhetore dhe private që i kanë borxh OSSH-së, detyrime këto që arrijnë në 24 miliard lekë.

Një prej kompanive debitore është edhe rafineria e vetme e naftës, e cila drejtohet nga biznesmeni Rezart Taçi.

Drejtori i OSSH-së nuk preferoi ta bëjë publike emrin e rafinerisë por ai deklaroi borxhin që ajo i ka.

"15 milion lekë na ka kjo rafineri. Ndërkohë që kompanitë e tjera na detyrohen në shumën prej 91 milion lekë"- thotë Hejsek.

E nëse kësaj situate do ti shtonim edhe humbjet teknike, atëherë bilanci do të përkeqësohej më tej. Por drejtori paralajmëroi se do të nisë një fushatë të ashpër për të arkëtuar çdo detyrim.

Sipas tij i është dërguar shkresë zyrtarë qeverive lokale ndaj të cilave kërkojmë që ato të paguajnë energjinë.

Në se këtë nuk e realizojnë do ti paralajmërojmë që ti ndërpritet energjia.

E njëjta praktikë tha drejtori është ndjekur edhe në Çeki dhe ka pasur rezultat. Â Â

Të martën Enti Rregullator pritet të publikojë tarifat e reja të cilat me sa duket nuk do të jenë të kënaqshme për pronarët e rinj çek.

r.l/NOA

KOMENTE