Lajmet e datës 14 Dhjetor 2009
- Milan hidhet në sulm për të marrë sulmuesin Pandev Itali, 14 Dhjetor NOA - Drejtuesit e klubit kanë deklaruar se Milani është në kërkim të një sulmuesi. Pikërisht administratori i klubit ka thënë që ekipit i duhet një sulmues që të jetë një miks midis Patos dhe Ronaldinjos.
- PD fton Çiljeta Çilagën të futet në Këshillin e saj Kombëtar Një vëzhgim i plotë mbi emrat risi që kandidojnë për të qenë një grupin prej 100 vetësh, anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
- Përfundon votimi për kreun e PD dhe Këshillin Kombëtar, s'ka surpriza Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Sapo ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike dhe Këshillit të saj Kombëtar.
- Njoftim për punësim në Agjencinë e Lajmeve NOA Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA kërkon të punësojë gazetarë-e, për sektorët e Kronikës, Sportit, Politikës, Shëndetit, etj. Gjithashtu kërkohet punësimi i dy redaktorë-eve për transmetim online, në oraret nga 16.
- Truli dhe Kovailanen prezantohen nga Lotus për vitin 2010 Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Skuderia Lotus, në Formula 1 konfirmoi se Jarno Truli dhe Heiki Kovalainen do të dy pilotët e saj për sezonit e ardhshëm në Formula 1.
- Shqipëria në NATO, Kontigjenti i dytë Paqeruajtës kthehet nga Çadi Tiranë, 14 dhjetor NOA - Në aeroportin ushtarak të Rinasit u zhvillua ceremonia e pritjes së Kontigjentit të 2-të Paqeruajtës, i cili përfundoi misionin në republikën e Çadit.
- KQZ shpall rezultatet për balotazhin, të gjitha shifrat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të balotazhit për kryetarët e komunave. Sipas këtyre rezultateve, PDK-ja ka fituar në 10 komuna, LDK-ja në 5, kurse AAK-ja në 3 komuna.
- Sindikatat policore të tre vendeve, me axhendë në Tiranë Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Me ftesë së Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, nga data 10-12 dhjetor, morën pjesë në një takim dy delegacione nga Sindikata e Policisë së Malit të Zi dhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
- Konflikti i ngrirë, NATO-Rusi Presidentit Barak Obama nuk iu desh shumë që të tregojë se ideja e madhe e tij e politikës së jashtme është angazhimi konstruktiv. Përpjekjet për t'i ulur në tavolinë negociatorët izraelitë dhe palestinezë, kanë ngecur
- Vritet rumuni në disko të dyshuarit janë shqiptarë Itali, 14 Dhjetor NOA - Mëngjesin e sotëm rreth orës 03.00 ndryshe nga muzika e zakonshme që dëgjohej çdo natë në "Club Atlantic" janë dëgjuar shumë të shtëna të cilat vinin pikërisht nga ky vend.
- Prifti: QKL, hap para në përmirësimin e klimës me biznesin Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Qendrat e Licencimit vijnë akoma më pranë sipërmarrësve të rinj, duke zgjeruar rrjetin e shërbimeve në qytetet kryesore të vendit.
- Rikonfirmohet kryekomunali i Vushtrisë dhe në balotazh Vushtrri, 14 Dhjetor NOA - Në zgjedhjet e djeshme të balotazhit, kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Bajram Mulaku është rikonfirmuar edhe për një mandat katër vjeçar.
- Ikja, si alternativë për kutitë E keqja e mbyllur në kutitë e 28 qershorit, është e keqja që nuk del përveçse me protestë nga jeta e përditshme e shqiptarëve, të cilëve pushteti i së keqes, i gënjeshtrës dhe i shpifjes, i premtimeve të pambajtura dhe i zullumeve të papërmbajtura u mohon votën, u mohon punën, u mohon mirëqenien
- Calciopoli: Tre vjet për burg Xhiraudos, ish-drejtori i Juves Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Ish-drejtoi i Juventusit, Antonio Xhiraudo është dënuar me tre vjet heqje lirie, pas skandalit që shpërtheu në Itali, në vitin 2006.
- Juventus bie në mendime, kërkon për një trajner Itali, 14 Dhjetor NOA - Juventus për momentin është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe flitet gjithmonë e më shumë për një krizë të thellë në ekip.
- Ngjarje e rëndë në Itali, vritet dhe më pas digjet një shqiptar Askoli, 14 Dhjetor NOA - Një shqiptar 30 vjeçar me emrin Petrit Keci është gjendur i vrarë dhe më pas i djegur, kurse sot u dënuan tre autorët, informon korrespondentja e agjencisë NOA në vendin fqinjë.
- Poni: Jemi të vendosur për të hetuar çdo krim dhe abuzim të Edvin Ramës Tiranë, 14 dhjetor NOA - Ferdinand Poni ka dalë sot në një deklaratë ku është shprehur në emër të grupit të Këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin e Bashkisë së Tiranës për vendosmërinë për të hetuar çdo krim dhe abuzim të Edi Ramës.
- Festat, bashkia: Tirana me dekore, këtë vit sjellim shumë surpriza Tiranë, 14 dhjetor NOA - Bashkia e Tiranes ka reaguar sot pas akuzave të Partisë Demokratike për mungesën e dekorimit të kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit.
- Protesta, Rama: Ne do të kërkojë me forcë largimin e Berishës Durrës, 14 dhjetor NOA/UPDATE - "Hap kutitë ose largohu" është kryefjala e protestës sonë që nuk ndalet pa e shpëtuar demokracinë nga votat e vjedhura dhe nga kutitë dhe rrugët e mbyllura".
- Protesta e PS, Gashi e Bizhga: Jemi më të vendosur se kurrë për të mbrojtur votat tona Durrës, 14 dhjetor NOA/ UPDATE - Gjatë protestës së opozitës e cila u zhvillua sot pasdite në qytetin e Durrësit ka mbajtur një fjalin deputeti i PS, Hazir Gashi.
- Protesta e PS, Dako: Ne do të protestojmë kudo sepse jemi në të drejtën tonë Durrës, 14 dhjetor NOA/UPDATE - "Ne jemi në të drejtën tonë, sepse jemi shumica, s'kemi frikë të vërtetojmë. Populli nuk duron dot më, dhunimin e votës, nuk e duron dot këtë qeverisje".
- "Hap kutitë ose largohu", PS nis protestat në Durrës Durrës, 14 dhjetor NOA - Partia Socialiste ka nisur pak minuta më parë protestën në Durrës e cila do të zgjasë një javë. Nën moton "Hap kutitë ose largohu" opozita ka nisur sërish protesta, kësaj here në qytetin e Durrësit.
- Tragjedia e Gërdecit, dëshmitari në seancën gjyqësore: Si mu dogj gruaja para syve Tiranë, 14 dhjetor NOA - Seanca gjyqësore për tragjedinë e Garëdecit ka vazhduar sërish sot me një dëshmi rrëqethëse. Baba e bir të familjes Laçi, kanë dëshmuar sot para trupit gjykues ditën e tragjedisë.
- Policia e Tiranës në aksion kundër shoferëve debitore dhe shkelësve të qarkullimit Tiranë, 14 dhjetor NOA - Policia e Tiranës, po vazhdon ende aksion kundër shoferëve debitor dhe shkelësve të qarkullimit rrugor. Gjatë këtyre dy ditëve, janë ndërmarrë kontrolle dhe masa ndëshkuese ku janë pezulluar për mos shlyerje të detyrime 37 leje qarkullimi të automjeteve.
- Energjia elektrike, çekët presion për të rritur çmimin Nga Rajmonda Lajthia  Tiranë, 14 dhjetor NOA - Një ditë para publikimit nga Enti Rregullator i tarifave të reja të energjisë, pronarët e rinj çek të OSSH-së kanë paralajmëruar, se në rast se do të mbeten të pakënaqur nga rritja, ata mund ti drejtohen për zgjidhje Bankës Botërore, e cila
- Festat e fundvitit nisin në dyqanet Vodafone, Shërbimi i ri E-Top Up dhe shumë dhurata Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Festat e fundvitit tashmë janë më pranë se kurrë dhe të gjithë dyqanet Vodafone janë veshur me një atmosferë festive.
- Policia e Tiranës apel qytetarëve: Kërkoni ndihmë duke telefonuar, ja numrat e policisë Tiranë, 14 dhjetor NOA - Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë në funksion të shërbimit dhe dhënies ndihmë ndaj qytetarëve, publikon edhe një herë, duke vënë në dispozicion numrat telefonik për të informuar për probleme apo incidente të ndryshme
- Ekstradohet nga Italia një 33-vjeçar i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni Tiranë, 14 dhjetor NOA - Ekstradohet nga Italia një 33-vjeçar i kërkuar nga policia për shfrytëzim prostitucioni. Besnik (Astrit) Bungajaj (Leka), 33- vjeç, lindur në Pukë ëhstë ekstraduar sot nga Roma e Italisë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 10 janar të vitit 2007, ka vendosur
- Turizmi, skema si Shqipëria t'i trajtojë thesaret që ka në dispozicion Turizmi shqiptar, përballë dilemës: Turizëm i tipit Disneyland apo bazuar në traditën dhe vlerat kombëtare. Ekspertët e huaj: Pasuritë tuaja kombëtare nuk janë thjesht shqiptare, por edhe ndërkombëtare.
- Rama: Duke mos hapur kutitë e votimit, Berisha ka zgjedhur të largohet Tiranë, 14 dhjetor NOA - "Sali Berisha ka shpallur opozitën rrezik kombëtar dhe ka hapur një luftë antikushtetuese e antiligjore me Bashkinë e Tiranës e me bashkitë opozitare në tërësi, si simbole të opozitës e të suksesit në qeverisje, duke synuar të tërheqë vëmendjen e publikut e të dekurajojë opozitën
- PS, Felaj thirrje qytetarëve të Beratit: Ejani në protestë Tiranë, 14 dhjetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka dalë sot në një deklaratë për shtyp i ka bërë thirrje qytetarëve të Beratit, në zonën ku ajo është deputete, që të marrin pjesë në protestën e qytetarëve të Durrësit.
- PS, Imeraj: Berisha bëhu burrë, të presin 20 padi Tiranë, 14 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj i ka bërë sot thirrje publikisht, kryeministrit Sali Berisha t'i lërë shpifjet po të bëhet burrë dhe të shkojnë në prokurori e gjykatë ku e presin 20 padi.
- Përrenjas, vjedhin shkollën e tyre, kapen tre të mitur Librazhd, 14 dhjetor NOA - Tre të mitur dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së shkollës 9-vjeçare në Përrenjas. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare "Qybra Sokoli" në Përrenjas, F.
- Vodhën arkën e një farmacie, arrestohen dy persona Tiranë, 14 dhjetor NOA - Dy persona u arrestuan dje nga policia pasi dyshohen se kanë vjedhur një sasi parash në një farmaci në Babrru të Tiranës.
- Presidenti Topi dekoron albanologun Selman Riza Tiranë, 14 dhjetor NOA - Presidenti, Bamir Topi dekoroi sot albanologun Selman Riza me Urdhrin "Nderi i Kombit" (pas vdekjes), me motivacionin: "Shkencëtarit të shquar, që me veprën e tij krijoi një thesar të çmuar në fushën e gjuhësisë dhe arsimit shqiptar, personalitetit të spikatur, me kontribut
- Elbasan, goditet nga ashensori, vdes inxhinieri Elbasan, 14 dhjetor NOA - Ashensori zë poshtë një inxhinier duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në qendër të Elbasanit kur inxhinieri, Sokol Jani ka humbur jetën pasi u godit nga ashensori teksa përpiqej të rregullonte një defekt.
- PS, Bejtja: Papërgjegjshmëria e qeverisë po rrit borxhin publik Tiranë, 14 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Bejtja ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka denoncuar në emër të PS-së, situatën sipas tij, të papërgjegjshmërisë së plotë të qeverisë shqiptare ndaj thellimit të rëndë të krizës ekonomike, duke e injoruar atë dhe
- PS denoncon: 48 mijë invalidë të punës janë lënë pa pagesë Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Prej disa muajsh, qeveria nuk po paguan shtesat për invalidët e punës dhe janë mëse 48 mijë të tillë që kanë denoncuar mospagesën e shtesave të invaliditetit, shqetësimi i të cilëve është bërë publik përmes një deklarate të Partisë Socialiste.
- Presidenti slloven: GJND nuk besoj se merr vendim për Kosovën Ljubjana, 14 dhjetor, NOA - Presidenti slloven Danilo Turk dekalroi se nuk beson se Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë do të sjellë konkluza përfundimtare për legjimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pasi "do të duhet ta marrë parasysh rregullën se njohja e shteteve është punë e sovranitetit
- Refleksione 92, Jorgo Gogu ekspozitë në Muzeun Historik Nga Milena Selimi Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Është shfaqur sërish përpara publikut me një ekspozitë pikturash në Muzeun Historik Kombëtar, ku Jorgo Gogu, me dilemën e përjetshme të artistit të shqetësuar të ngjyrës dhe formës na befason me 23 pikturat dhe vizatimet grafike, të cilat na afrojnë
- Kuvendi Kombëtar, miratohet projekt- statuti i ri i PD-së Tiranë, 14 dhjetor, NOA - 1260 delegatët demokratë pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, kanë miratuar me unanimitet statutin e ri të kësaj partie, bazuar në projektin e hartuar nga një komision i posaçëm.
- Dossier K", kanuni shqiptar shfaqet përmes një filmi në Belgjikë Nga Milena Selimi Bruksel, 14 dhjetor, NOA - Prej mëse një jave në të gjitha kinematë e Belgjikës po shfaqet filmi "Dossier K", një film ku flitet për shqiptarët dhe flamanët si protagonistë kryesorë.
- Berisha: Mafia, Qeveria s'do bëjë asnjë kompromis me të Tiranë, 14 dhjetor, NOA Update - Mazhoranca qeverisëse është e angazhuar për t'i dhënë përgjigjen e merituar mafies, e cila dëmton imazhin e vendit në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian
- Berisha: PD, arkitekte e fitores së zgjedhjeve të vitit 2011, por edhe atyre të 2013-ës Tiranë, 14 dhjetor, NOA - "Ky është Kuvendi historik i Partisë Demokratike, arkitektes së fitores të zgjedhjeve të vitit 2011, atyre të 2013 dhe projektueses së Shqipërisë në Bashkimin Evropian".
- Topalli: Me ne Shqipëria ka ndryshuar, PD ka bërë histori kurse Rama ka uzurpuar PS-në Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Partia Demokratike ka bërë histori dhe me anë të drejtimit të saj Shqipëria gjatë këtyre viteve ka ndryshuar. Kjo ka qenë deklarata e mbajtur në hapjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, sipas të cilës PD është partia
- Kuvendi Kombëtar i PD nis me dokumentar për ecurinë e demokratëve që nga ‘90 Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Një dokumentar mbi ecurinë pozitive të arritjeve të Partisë Demokratike që nga dita e formësimit të saj, ka qenë sipari i Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike i cili sapo nisi punimet në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
- Rezultatet paraprake të KQZ: PDK 10 komuna, LDK 5 dhe AAK 3 Prishtinë, 14 dhjetor, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet paraprake të raundit të dytë të procesit zgjedhor që u mbajt ditën e djeshme.
- Dëmtohet ndërsa punonte në peshkarexhë punëtori 60-vjeçar Durrës, 14 dhjetor, NOA - Ndërsa punonte në një peshkarexë, një punëtor mekanik është dëmtuar duke pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit. Lajmi bëhet me dijeni nga burime të policisë së Durrësit, sipas të cilave ngjarja në fjalë ka ndodhur në atë të quajtur si kalata lindore e Portit Detar
- Capello i Kombëtares Angleze zgjidhet si Trajneri i Vitit nga BBC Londër, 14 dhjetor, NOA - Fabio Capello është emëruar si Trajneri i Vitit dhe këtë çmim e ka merituar nga edicioni i ndarjes së çmimeve prej prestigjiozes "BBC Sports".
- Vret veten me armën e gjahut, 54-vjeçari atë natë ishte i dehur Librazhd, 14 dhjetor, NOA - Pasi ka kaluar një mbrëmje në gjendje të dehur dhe ka shkrehur në ajër çiften e tij disa herë para se të flinte në oborr, duket se të shtënën e fundit e ka ruajtur për veten e tij në krevat.
- Operacioni "Piloti", sekuestrohen 150 kg marijuanë nga Lazarati drejt Sarandës Gjirokastër, 14 dhjetor, NOA - Nën operacionin e koduar "Piloti", policia ka mundur të sekuestrojë plot 150 kilogramë marijuanë të fshehura në një automjet që shkonte nga Lazarati drejt Sarandës.
- Obama: Rezultatet e strategjisë në Afganistan, në fund të 2010 Uashington, 14 dhjetor, NOA - Vetëm në fund të vitit të ardhshëm do të duken qartë rezultatet e strategjisë së re në Afganistan të propozuar nga presidenti amerikan, Barak Obama.
- Berluskoni u gdhi i qetë, sapo u zgjua kërkoi gazetat t'i lexonte Romë, 14 dhjetor, NOA - Ka kaluar një natë të qetë dhe sapo është zgjuar, ka kërkuar nëse mund të lexonte gazetat, për të mësuar kështu se çfarë ato shkruanin rreth incidentit të rëndë që i ndodhi dje.
- Protestat, opozita rifillon sot aksionin politik nga Durrësi Durrës, 14 dhjetor, NOA - Në një kohë kur Partia Demokratike do të marrë në shqyrtim gjatë Kuvendit të saj Kombëtar ecurinë e procesit të 28 qershorit, opozita nga ana e saj rinis sot etapën e re të protestave lidhur me ato që ajo pretendon se kanë qenë manipulime të këtij procesi.
- Mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, 1260 delegatë do zgjedhin sot kryetarin e ri Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Kuvendi i Partisë Demokratike, i parashikuar të mbahet sot në mjediset e Pallatit të Kongreseve do të zgjedhë në prani të 1260 delegatëve demokratë nga i gjithë vendi, kryetarin e ri të kësaj force politike.
- Privatizimi si pa kokë Vitin 2008 e kishin përfunduar me pasuri prej afërsisht 800 milionë eurosh sipas raportit, ndërkohë që vlerësimet jozyrtare e vlerësojnë PTK-në me 1.
- Inflacioni Honoris Causa Njerëzit kanë filluar ta shohin se çfarë dëme po i shkakton Kosovës Plani i Ahtisaarit me këtë decentralizimin etnik përbrenda. E që këto të gjitha të kamuflohen disi, duhen ngjarje si dekorimi Honoris Causa

