English

Festat e fundvitit nisin në dyqanet Vodafone, Shërbimi i ri E-Top Up dhe shumë dhurata

Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Festat e fundvitit tashmë janë më pranë se kurrë dhe të gjithë dyqanet Vodafone janë veshur me një atmosferë festive.

Ato tashmë ngjajnë si shtëpi të lumtura që përgatiten të surprizojnë të gjithë vizitorët. Duke vizituar dyqanet Vodafone në Shqipëri të gjithë klientët aktualë dhe ata që duan t'i bashkohen familjes së madhe Vodafone do të gjejnë më shumë se sa ngjyra dhe ndriçim. Në surprizat e fundvitit bën pjesë shërbimi më i ri Vodafone E-top up, të cilin ju mund ta gjeni në të gjitha dyqanet tona.

Duke përdorur këtë mënyrë shumë praktike rimbushjeje ju përfitoni më tepër se sa një metodë të re për të patur kohe bisede në celularin tuaj.

Në fakt ju përfitoni shumë minuta falas. Kështu, për rimbushjet nga 1.000 deri në 2.999 lekë ju do të përfitoni 10 minuta kohë bisede falas, për rimbushjet nga 3.000 lekë deri në 4.999 përfitoni 15 minuta kohë bisede falas dhe për rrimbushjet mbi 5.000 lekë përfitoni 20 minuta kohë bisede falas.

Me Vodafone E-top up ju do të keni edhe më shumë kohë për të uruar miqtë tuaj kudo që ata ndodhen.

Gjithashtu dhurata të shumta janë përgatitur për të gjithë vizitorët e dyqaneve tona. Duke blerë një numër të ri me parapagesë ose me kontratë ju përfitoni një nga dhuratat: USB, çadër, mbajtëse çelësash ose mbajtëse celulari.

Mos harroni që këtë dhjetor të vizitoni dyqanet tona Vodafone ku festohet me ofertat më të mira dhe shumë dhurata për secilin prej jush sepse magjia e festave është pjesë e familjes së madhe Vodafone.

Më shumë mbi ofertat më të fundit të Vodafone, gjeni duke klikuar në spotin publicitar tek NOA që gjendet në krye të faqes.

e.r/NOA

KOMENTE