Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi Kombëtar i PD nis me dokumentar për ecurinë e demokratëve që nga ‘90
English

Kuvendi Kombëtar i PD nis me dokumentar për ecurinë e demokratëve që nga ‘90

Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Një dokumentar mbi ecurinë pozitive të arritjeve të Partisë Demokratike që nga dita e formësimit të saj, ka qenë sipari i Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike i cili sapo nisi punimet në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Në këtë dokumentar po shfaqen pamje dhe fakte mbi të gjitha reformat e kryera gjatë qeverisjeve demokratike dhe ndryshimeve në tërësi të realizuara prej tyre gjatë dy dekadave të fundit.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e fundit, thuhet se pas rikonfirmimit si forca politike kryesore në vend, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partia Demokratike ka krijuar të ashtuquajturën "qeveri e integrimit evropian", me anë të së cilës inspiron të realizojë shumë shpejt ëndrrën e Shqipërisë për të qenë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

"Partia Demokratike sot ka moshën e rinisë, e atyre studentëve që rrëzuan regjimin diktatorial 19 vite më parë", ishte fraza që përmbylli këtë dokumentar mbi etapat historike të kësaj force politike.

n.e/NOA

KOMENTE