Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, 1260 delegatë do zgjedhin sot kryetarin e ri
English

Mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, 1260 delegatë do zgjedhin sot kryetarin e ri

Tiranë, 14 dhjetor, NOA - Kuvendi i Partisë Demokratike, i parashikuar të mbahet sot në mjediset e Pallatit të Kongreseve do të zgjedhë në prani të 1260 delegatëve demokratë nga i gjithë vendi, kryetarin e ri të kësaj force politike.

Bëhet me dijeni se për këtë post konkurron vetëm kryetari aktual i PD, Sali Berisha, ndërsa për forumin më të lartë vendimmarrës të selisë blu, Këshillin Kombëtar, konkurrojnë 400 kandidatë, nga të cilët do të zgjidhen vetëm 125 prej tyre.

Ndërkaq, në këtë aktivitet të madh të Partisë Demokratike, kreu i saj Sali Berisha la ftuar publikisht për pjesëmarrje edhe rivalin e tij Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste.

Axhenda e Kuvendit Kombëtar të PD-së parashikon hapjen e punimeve të tij nga

nënkryetari Astrit Patozi, i cili kryeson gjithashtu edhe komisionin për procedurat operacionale dhe elektorale, komisioni që ka zgjedhur edhe delegatët pjesëmarrës në këtë Kuvend.

Më pas fjalën do ta marrë sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode i cili është në të njëjtën kohë edhe përgjegjës për komisionin e ndryshimeve statusore të Partisë Demokratike.

Ndërsa në pjesën e dytë të Kuvendit do të merret në shqyrtim procesi dhe rezultati zgjedhor i 28 qershorit, kohë kjo gjatë së cilës është vendosur të flasë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE