Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protestat, opozita rifillon sot aksionin politik nga Durrësi
English

Protestat, opozita rifillon sot aksionin politik nga Durrësi

Durrës, 14 dhjetor, NOA - Në një kohë kur Partia Demokratike do të marrë në shqyrtim gjatë Kuvendit të saj Kombëtar ecurinë e procesit të 28 qershorit, opozita nga ana e saj rinis sot etapën e re të protestave lidhur me ato që ajo pretendon se kanë qenë manipulime të këtij procesi.

Ajo ka bërë me dijeni se sot do të rinisin protestat qytetare në rrethe, duke filluar konkretisht nga qyteti i Durrësit e për të vijuar me qytete të tjera të vendit, ashtu siç ndodhi edhe në fazën e parë të tyre.

Në përmbyllje të etapës së re të protestave të opozitës është parashikuar që të zhvillohet një tubim i madh sërish në kryeqytet, konkretisht më datën 21 nëntor, për t'u lënë vend më pas festave të fundvitit.

Ndërkaq, selia rozë bën me dije se aksioni opozitar do të rinisë sërish vitin e ardhshëm për të realizuar me çdo kusht atë që ajo e cilëson si transparencën e procesit të 28 qershorit.

n.e/NOA

KOMENTE