Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Duke mos hapur kutitë e votimit, Berisha ka zgjedhur të largohet
English

Rama: Duke mos hapur kutitë e votimit, Berisha ka zgjedhur të largohet

Tiranë, 14 dhjetor NOA - "Sali Berisha ka shpallur opozitën rrezik kombëtar dhe ka hapur një luftë antikushtetuese e antiligjore me Bashkinë e Tiranës e me bashkitë opozitare në tërësi, si simbole të opozitës e të suksesit në qeverisje, duke synuar të tërheqë vëmendjen e publikut e të dekurajojë opozitën me shpifje barbare e sulme mafioze".

Këtë deklaratë, kreu i opozitës dhe njëkohësisht kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama e ka bërë gjatë një dalje para mediave mesditën e sotme ku ka shtuar se Berisha është i alarmuar nga frika e protestës popullore.Â

 "Është bërë e njohur sot për publikun, se komisioni hetimor i radhës i Sali Berishës, ai që u ngrit enkas për fabrikën e baltës elektorale me lejet e ndërtimit, është shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Pra, e gjithë furia e shpifjeve të nxjerra nga një palohetim parlamentar, me qëllim elektoral, ato që mbushën ekranet e gazetat përpara zgjedhjeve me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës, është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese shkelje lirish e të drejtash kushtetuese" tha Rama.

"I kapur mat mbi kutitë e mbyllura forcërisht të 28 qershorit dhe i alarmuar nga frika e protestës popullore, e cila pa asnjë dyshim do të përshkallëzohet më tej, në pamundësi për t'u ofruar shqiptarëve paqe, zhvillim e mirëqenie, Sali Berisha ka shpallur opozitën rrezik kombëtar dhe ka hapur një luftë antikushtetuese e antiligjore me Bashkinë e Tiranës e me bashkitë opozitare në tërësi, si simbole të opozitës e të suksesit në qeverisje, duke synuar të tërheqë vëmendjen e publikut e të dekurajojë opozitën me shpifje barbare e sulme mafioze. Â

E ka të kotë!

Duke mos hapur kutitë e votimit, Sali Berisha ka zgjedhur të largohet.

Asgjë, asnjë mal shpifjesh dhe asnjë seri sulmesh mafioze nuk e shmangin dot largimin e tij" përfundoi Rama.

k.k/NOA

Â

KOMENTE