Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sindikatat policore të tre vendeve, me axhendë në Tiranë
English

Sindikatat policore të tre vendeve, me axhendë në Tiranë

Tiranë, 14 Dhjetor NOA - Me ftesë së Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, nga data 10-12 dhjetor, morën pjesë në një takim dy delegacione nga Sindikata e Policisë së Malit të Zi dhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës. Delegacioni nga Mali i Zi u përfaqësua nga Presidenti i Sindikatës së Policisë, Dusan Vratnica dhe Zv/presidenti, Dragoljub Tedic. Ndërsa delegacioni i Kosovës u përfaqësua nga Kryetarja e Sindikatës së Policisë, Valbona Kamberi, Sekretari i Përgjithshëm Organizativ, Fadil Azemi, Nënkryetari i Sindikatës dhe Sekretari për Financat.

Gjatë vizitës u diskutua për problemet e përbashkëta tekniko-organizative të përmirësimit të drejtimit e të rritjes së nivelit profesional në fushën sindikale, të bashkëpunimit të ndërsjellët e ndihmës reciproke në fusha të ndryshme dhe për përmirësimin e kushteve social-ekonomike të punonjësve të policisë, duke siguruar ndihmë e mbështetje reciproke të ndërsjellët.

Gjithashtu u hodh ideja për nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të këtyre sindikatave. Kryetari i Sindikatës së Malit të Zi, mbështeti Sindikatën e Policisë Shqiptare për aderimin e saj në Sindikatën Evropiane të Policisë (CESP), duke organizuar një takim gjatë kësaj jave në Mal të Zi.

Ndërsa nga ana e Kryetares së Sindikatës së Policisë së Kosovës, iu sigurua Kryetarit të Sindikatës së Policisë Shqiptare mbështetja e saj për anëtarësim në "EUROCOP".

Me propozim të Sindikatës së Malit të Zi, midis palëve u ra dakord që në muajin Janar 2010 të zhvillohet një seminar i përbashkët, ku do të trajtohen problemet më themelore të sindikalizmit në vendet tona.

Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, u realizua edhe një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mes përfaqësuesve të tre sindikatave dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i misionit PAMECA, Jon Porter. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi përvojat e dy sindikatave homologe të Malit të Zi dhe Kosovës, me qëllim për të ndihmuar në konsolidimin e Sindikatës së Policisë Shqiptare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deklaroi mbështetjen e tij ndaj Sindikatës së Policisë për përmirësimin e kushteve si në aspektin organizativ ashtu edhe të realizimit të të gjitha pikave të Kontratës Kolektive, duke gjetur mirëkuptimin midis palëve.

Ndërsa Porter vlerësoi arritjet e Sindikatës së Policisë Shqiptare, duke inkurajuar punën në vazhdimësi të saj për përfaqësimin me dinjitet për mbrojtjen e interesave të punonjësve të policisë dhe siguroi asistencën e këtij misioni për të përkrahur e zgjidhur në partneritet me drejtuesit e policisë shqiptare problemet që ka hasen gjatë aktivitetit të Sindikatës.

e.r/NOA

KOMENTE