Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia e Gërdecit, dëshmitari në seancën gjyqësore: Si mu dogj gruaja para syve
English

Tragjedia e Gërdecit, dëshmitari në seancën gjyqësore: Si mu dogj gruaja para syve

Tiranë, 14 dhjetor NOA - Seanca gjyqësore për tragjedinë e Garëdecit ka vazhduar sërish sot me një dëshmi rrëqethëse.

Baba e bir të familjes Laçi, kanë dëshmuar sot para trupit gjykues ditën e tragjedisë. Mustafa Laçi, ish-punëtor në fabrikën e demontimit, ka rrëfyer sesi iu dogj para syve bashkëshortja ndërsa ai mbeti i plagosur rëndë.

Ai i tregoi gjykatës sesi ishte përpjekur të shpëtonte bashkëshorten por vala e shpërthimit të dyta ia kishte marrë nga duart duke ia djegur të gjallë.

"Kur ndodhi shpërthimi i parë, vrapova për të shpëtuar, por pashë që një personi para meje i kishte marrë flakë kurrizi.

Kur u afrova kuptova se ishte ime shoqe, Nafija. Pamë një flakë të madhe 3-4 metra larg vendit ku punonim, aq të madhe sa të tre gruaja, djali atëherë 15-16 vjeç dhe unë vrapuam ku të mundnim. Pashë gruan që mori zjarr, e gjitha dhe e morëm në krahë e së bashku me djalin vrapuam sërish të shpëtonim.

Por në atë moment ndodhi shpërthimi i dytë që na hodhi 30 metra larg dhe unë s'mbaj mend më gjë tjetër, jam përmendur në Spitalin Ushtarak dhe ime shoqe kishte vdekur" ka rrëfyer para trupit gjykues dëshmitari.

Laçi ka deklaruar se në fabrikë i punësoi Dritan Minxolli, dhe se kanë qenë hallet që e detyruan të punonte me armët pasi një punë të tillë nuk do e pranonte kurrë në kushte normale.

Ndërkohë që i pandehuri Minxolli iu drejtua dëshmitarit me pyetjen se pse nuk qenka ankuar asnjëherë në zyrën e tij zotëria për kushtet e këqija në punë", Â Mustafa Laçi iu përgjigj ashpër duke thënë se " jetoja në kushte kaq të vështira sa nuk mund të ankohesha për asgjë". I pyetur nga prokurori nëse në fabrikë punonin të mitur, Mustafai dha shembullin konkret atë të djalit të tij i cili ishte 15-vjeç dhe punonte në këtë fabrikë.

Madje djali i tij, Vasil Laçi, ka dëshmuar sot para trupit gjykues ku tregoi se së bashku me anëtarët e familjes së tij, babain dhe nënën e tij, ishin të punësuar në fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në Gërdec, ku paguheshin me 10 mijë lekë të vjetra në ditë secili. k.k/NOA

KOMENTE