Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bora, situata ne veri, Olli: Rrugët kombëtare janë zhbllokuar
English

Bora, situata ne veri, Olli: Rrugët kombëtare janë zhbllokuar

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Drejtoria e Emergjencave Civile në Tiranë ka deklaruar të shtunën se situata e krijuar në veri të vendit si pasojë e temperaturave të ulëta e reshjeve të borës është normalizuar dhe të gjitha akset rrugore nacionale janë zhbllokuar. Drejtori i saj Alfred Olli tha të shtunën për mediat se problemi i vetëm janë disa zona të bllokuara në komunat e Kukësit dhe Tropojës.

"Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme për mjetet, njerëzit dhe mallrat në të gjithë vendin por qarku i Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës ka pasur problematikë. Një problematikë është vënë re në zonat e Kukësit, Arren, Zapotit dhe Kërcajës të cilat janë të bllokuara", - tha Olli.

Ai evidentoi se "kemi pasur të bllokuara disa komuna të Tropojës, Lekbibaj dhe Markgefgaj për të cilat po punohet nga drejtoria rajonale e mirëmbajtjes së rrugëve".

Sipas Ollit, një gjë për t'u vlerësuar është fakti se nuk ka pasur bllokime që kanë kërkuar ndërhyrje emergjente dhe më e rëndësishmja që nuk janë shënuar aksidente të ndryshme.

"Mund ta konsiderojmë situatën normale pasi nuk kemi pasur kërkesa nga njësitë vendore dhe nga ana tjetër të gjitha strukturat e shtetit janë të angazhuara për të mbajtur në gatishmëri mjetet që qarkullojnë.

b.a/e.r/NOA

KOMENTE