Lajmet e datës 19 Dhjetor 2009
- Njoftim nga Drejtoria e Policisë së Tiranës Më datë 21 dhjetor 2009 ora 10.00 në ambientet e Tirana Internacional, zhvillohet analiza vjetore e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për vitin 2009.
- Plagos 19-vjeçarin dhe zhduket, shokët i fshehin armën në shkëmbinj Shkodër, 19 Dhjetor NOA - Një i ri shkodran, ka plagosur me armë zjarri një moshatar dhe pasi është zhdukur nga vendi i ngjarjes, ka kërkuar ndihmën e disa shokëve, të cilët, të pakursyer, jo vetëm i kanë dhënë "një dorë", por edhe kanë fshehur armën e krimit nëpër male.
- Berisha: Rihapja e kutive do të ishte një katastrofë për vendin Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Nëse do të realizohej një proces numërimi të ri votash, Partia Demokratike do të fitonte edhe një mandat deputeti, por një hap i tillë, do të sillte një katastrofë për vendin.
- Nëna e Edi Ramës, padit kryeministrin Berisha për shpifje publike Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Aneta Rama padit penalisht Berishën për shpifje publike, duke iu referuar deklaratës se ajo ka kuruar për dhjetë vjet rresht, për skizofreni, djalin e saj Edi Rama, vite më parë.
- Berisha në konferencë shtypi: Nga Danimarka vij me një premtim të shkëlqyer Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Kryeministri Sali Berisha doli sonte në një konferencë për shtyp ku në fillim u ndal në Samitin e Klimës në Danimarkë ku mori pjesë dhe u kthye në orët e para të ditës së sotme, duke thënë se kthehej me një premtim të shkëlqyer duke iu referuar pohimit të Obamës.
- Kreu i LSI, Meta: Në Evropë nuk shkohet me mllefe personale Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, bëri sot thirrje për një etikë të re politike në vend dhe u shpreh se "në Europë nuk shkohet me mllefe personale".
- Tatimet: Kontroll biznesit për kasat, nuk tolerojmë më Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Pas situatës së vështirë financiare në të cilën ndodhet buxheti i shtetit, por edhe pas skadimit të afatit për vendosjen e kasave regjistruese, autoritet fiskale paralajmërojnë se do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që nuk e instalojnë këtë
- Bora, situata ne veri, Olli: Rrugët kombëtare janë zhbllokuar Nga Blerina Ahmetaj Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Drejtoria e Emergjencave Civile në Tiranë ka deklaruar të shtunën se situata e krijuar në veri të vendit si pasojë e temperaturave të ulëta e reshjeve të borës është normalizuar dhe të gjitha akset rrugore nacionale janë zhbllokuar.
- Zhduket 13-vjeçarja duke kaluar lumin me kalë, shpëton vëllai Vlorë, 19 Dhjetor NOA Update - Një vajzë e mitur është zhdukur sot dhe dyshohet të jetë mbytur, pasi rrjedha e lumit që po kalonte me kalë, bashkë me vëllanë, e hodhi poshtë duke i shkaktuar mbytjen.
- AMC u gjendet pranë fëmijëve pa familje dhe të moshuarve të vetmuar Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Kompania celulare AMC, ashtu si çdo fundvit, do të jetë pranë fëmijëve të braktisur dhe të moshuarve të vetmuar. Atmosfera festive dhe e ngrohtë e krishtlindjeve dhe Vitit të ri, do të jetë e tillë edhe për banorët e Shtëpive të Foshnjës, Fëmijës dhe atyre të Moshuarve në
- Këshilli i ri Kombëtar i PD, surprizat që sjellin emrat që ikin e vijnë Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike është votuar për 100 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar ku mes rreth 400 kandidaturave spikaste dhe ajo e këngëtares Çiljeta Çilaga e cila mori më shumë vota se shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj
- Berisha: Ekonomia shqiptare, pse nuk u prek nga kriza botërore Kryeministri i bëri deklarata ndërsa mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të qendrës tregtare "City Park" Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm sot në ceremoninë e inaugurimit të qendrës tregtare dhe argëtuese "City Park", ku përshëndeti investitorët, të
- PS: Berisha t'i lërë përrallat me tsunami, të tregojë për zhvlerësimin e lekut Tiranë, 19 Dhjetor NOA - "Kryeministri Berisha t'i lërë përrallat me tsunami dhe të tregojë për zhvlerësimin e lekut e t'u thotë shqiptarëve pse ua shtrenjtoi faturën e energjisë elektrike, në prag të festave të fundvitit".
- Superoperacion policor në Tiranë, "Piramida" arreston 26 fabrikantë parash Tiranë, 19 Dhjetor NOA Update- Strukturat e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Taks Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan sot operacionin policor të koduar "Piramida".
- PS, Xhaçka: Mure të reja janë ngritur në kufijtë e Shqipërisë Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka akuzoi sot kryeministrin se po i mban peng shqiptarët, duke e lidhur me faktin që disa vendeve fqinje iu hoqën vizat kurse vendi ynë mbetet në pritje.
- Lista me emrat e 100 fituesve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Lexoni lajmin analitik Këshilli i ri Kombëtar i PD, surprizat që sjellin emrat që ikin e vijnë Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Partia Demokratike shpalli sot listën me kandidatët fitues për në Këshillin Kombëtar, pas zgjedhjeve që u zhvilluan pesë ditë më parë.
- Prefekti padit Edi Ramën për abuzime me lejet e ndërtimit Nga Blerina Ahmetaj Tiranë, 19 Dhjetor NOA Update - Konflikti mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës është zhvendosur brenda pushtetit vendor ku këtë herë ka qenë kreu i prefekturës së Tiranës, Keltis Kruja.
- Ndërtuesit paralajmërojnë: Brenda një muaji do të bllokojmë punën Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Në kushtet kur kriza financiare në sektorin e ndërtimit është prezent dhe politika e tensionon edhe më tej situatën, duke i etiketuar bizneset si mafioze, ndërtuesit i kërkuan sot qeverisë zgjidhjen sa më parë të problemeve.
- Në Kakavijë, fluks i lartë i emigrantëve shqiptarë që kthehen për festat e fundvitit Kakavijë, 19 dhjetor, NOA - Gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës është rritur ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë,të cilët kthehen për të festuar festat e fundivitit në vendin e tonë.
- Shalsi: Të hënën ejani të protestojmë para Parlamentit Tiranë, 19 dhjetor, NOA - Ditën e hënë Partia Socialiste i fton të gjithë mbështetësit e saj që të mblidhen përpara sallës së parlamentit për të vijuar protestat e saj në Tiranë.
- Policia e Kufirit: Në 2009, u riatdhesuan 3271 persona dhe u kthyen mbrapsht 131 të huaj Tiranë, 19 dhjetor, NOA - Gjatë këtij viti nga sektori i migracionit të Tiranës janë verifikuar 3271 persona të riatdhesuar, ndërsa janë dërguar në qendrën e rehabilitimit të Linzës 17 shtetas të huaj të parregullt.
- Samiti i Kopenhagës, miraton me rezerva marrëveshjen për klimën Kopenhagen, 19 dhjetor, NOA - Samiti i Kopenhagenit i mbajtur për të vendosur rregulla të reja bashkëpunuese mes shteteve për parandalimin e ngrohjes globale, e miratoi marrëveshjen e re për ndryshimet klimaterike.
- Protestat e opozitës, sot edicioni i radhës mbahet në Shkodër Shkodër, 19 dhjetor, NOA - Pas Durrësit, Beratit dhe Elbasanit, Fierit dhe Vlorws turi i dytë i protestave të opozitës do të vazhdojë ditën e sotme në qytetin e Shkodrës me të njëjtin slogan "Berisha, hap kutitë ose largohu".
- Gara me kuaj në Golem në kuadrin e "Jockey Club Albania" Golem, 19 dhjetor, NOA Nga Milena Selimi - Prej disa vitesh "Jockey Club Albania" organizon gara me kuaj dhe derby që sjell në plazhin e Golemit kuaj te racave të ndryshme.
- Tre persona vjedhin me maska nën kërcënimin e armëve një pikë loto-sporti Korçë, 19 dhjetor, NOA - Persona të pajisur me maska dhe me armë mësohet se kanë vjedhur një sasi prej 120.000 lekësh në pikën e loto-sport "Bet 07" në qytetin e Korçës.
- Shamku: Berisha, jepu shkollën 150 fëmijëve të Grudës ose ik Tiranë, 19 dhjetor, NOA - Në Grudë të Malësisë së Madhe dje protestuan 50 familje, ose mbi 200 shqiptarë për shkak të talljes së radhës së Topallit dhe Berishës për fondet e rrugëve rurale.
- PBDNJ: PS nuk na mbrojti votat, duam transparencë. Rama i pranishëm në Kongres Tiranë, 19 dhjetor, NOA Update- Partia Socialiste nuk i mbrojti votat e Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut gjatë procesit të 28 qershorit, ishte një ndër faktet e tjerë që kryetari i PBDNJ Vangjel duke bëri me dije gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e Jashtëzakonshëm të kësaj force politike
- PBDNJ, në Kongres të Jashtëzakonshëm. Dule: Nuk mund të bashkëpunojmë me PD Tiranë, 19 dhjetor, NOA - Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut nuk arriti objektivat e saj elektorale të 28 qershorit, e kjo edhe pasi pësoi një sulm dhe agresion të paparë ndonjëherë.
- Kamboxhia do të dëbojë ujgurët nga territori i vendit të saj Pekin, 19 dhjetor, NOA - Kamboxhia ka ndër mend t'i dëbojë nga territori i saj një grup refugjatësh ujgurë nga Kina duke dashur t'i kthejë ata në vendlindjen e tyre.
- Numërimi, zyrtarizohet Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike Tiranë, 19 dhjetor, NOA - Partia Demokratike ka arritur të formësojë Këshillin e ri Kombëtar të saj, falë votimit që u krye nga 12650 delegatët e Kuvendit të saj Kombëtar i cili u mbajt para pak ditësh në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
- Portugalia, drejt miratimit të ligjit për martesat mes gay-ve Lisbonë, 19 dhjetor, NOA - Megjithëse një vend i besimit katolik në një masë të madhe të popullatës dhe ku kisha ka goxha ndikim tek banorët e saj, Portugalia është vendi i cili pritet që së shpejti të njohë zyrtarisht martesat e të njëjtit seks.
- Ali Ahmeti: "Nuk ka përplasje në koalicion" Shkup, 19 dhjetor, NOA - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për BBC-në para kongresit të dytë të partisë, që do të zhvillohet sot, pohon se deri më tani nuk ka hasur në përplasje në koalicionin qeveritar rreth tre shtyllave kryesore të marrëveshjes për qeverisje, që janë zbatimi i Marrëveshjes
- Lunacek: Kosova e meritonte heqjen e vizave me BE Bruksel, 19 dhjetor, NOA - Megjithëse realisht të izoluar dhe të përjashtuar nga regjimi i heqjes së vizave të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, qytetarët e Kosovës nuk duhet të zhgënjehen, sepse në një të ardhme jo të largët edhe ata do të mund të udhëtojnë pa viza për në vendet e BE-së.
- Dita e sotme, më e ftohta e vitit me temperaturat më të ulëta Tiranë, 19 dhjetor, NOA - Dita e sotme përbën më të ftohtën e vitit të shënuar deri tani, sipas të dhënave të instituteve meteorologjike në Shqipëri, të cilat konfirmojnë se ajo ka për të qenë më e acarta deri tani.
- Zv/presidenti i BQE: Situata ekonomike e Greqisë, serioze Frankfurt, 19 dhjetor, NOA - Greqia ndodhet në një situatë shumë serioze sa i përket krizës së saj ekonomike dhe detyrimeve me borxhin, prandaj kjo situatë jo vetëm që nuk duhet injoruar, por as edhe të merret lehtë zgjidhja e saj nga autoritetet vendase.
- Zhvillohet ditën e sotme ndeshja finale e Botërorit për Klubet Barcelonë, 19 dhjetor, NOA - Barcelona dhe Estudiantes janë dy ekipet që do të përballen ditën e sotme mes tyre në finalen e Botërorit për klube, ku megjithëse një prej klubeve më të mëdha të planetit, Barcelona nuk e ka fituar asnjëherë Botërorin e klubeve apo edhe trofeun e mëparshëm, Kupën Interkontinentale
- Parashikimi i ekonomistëve ndërkombëtarë: Viti 2010 do të jetë më i mirë se 2009 Uashington, 19 dhjetor, NOA -Â Ekonomistët ndërkombëtarë parashikojnë se viti i ardhshëm ka për të qenë më i mirë se viti i cili po mbyllet për financat globale, duke mos mohuar faktin se gjithsesi rimëkëmbja ekonomike mbetet delikate.
- Hyn në fuqi heqja e vizave të BE me tre vendet e Balkanit Bruksel, 19 dhjetor, NOA - Dita e sotme përkon me atë të zyrtarizimit të vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.
- Marrëveshja për klimën, Obama optimist dhe pse e mangët. Sarkozi: Jam i zhgënjyer Kopenhagen, 19 dhjetor, NOA - Marrëveshja e arritur mes vendeve në konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës nuk ka lënë shije të mirë tek drejtuesit botërorë, edhe pse ata janë shprehur për respektimin e saj.

