English

Gara me kuaj në Golem në kuadrin e "Jockey Club Albania"

Golem, 19 dhjetor, NOA Nga Milena Selimi - Prej disa vitesh "Jockey Club Albania" organizon gara me kuaj dhe derby që sjell në plazhin e Golemit kuaj te racave të ndryshme. Ky aktivitet sportiv sivjet do të organizohet në datën 20 dhjetor 2009, ditën e dielë, në ora 11.00.

Organizatorët kanë menduar të sjellin për sportdashësit e këtij sporti hipizëm, gara galopi "Derby 2009" dhe konkursin "Kuajt më të bukur të vitit".

Për të gjithë të interesuarit garat do të zhvillohen përballë Restorant "Pampas", pranë Shkëmbit të Kavajës.

"Derby 2009" do të përfshijë dy gara galopi të shpejtësisë në distancat 1000 dhe 2000 metra me pjesëmarrjen e kuajve dhe kalorësve nga disa klube të vendit.

Më i miri në garën e distancës 2000 metra do të shpallet fitues i Trofeut "DERBY 2009.

Konkursi "Kuajt më të bukur të vitit" do të sjellë në sfilatë kuaj të racave të ndryshme.  Për fituesit e konkursit do të ketë çmime në vlerë financiare.

Â

KOMENTE