English

Këshilli i ri Kombëtar i PD, surprizat që sjellin emrat që ikin e vijnë

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike është votuar për 100 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar ku mes rreth 400 kandidaturave spikaste dhe ajo e këngëtares Çiljeta Çilaga e cila mori më shumë vota se shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj

Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Plot pesë ditë pas zhvillimit të procesit zgjedhor në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, sot janë shpallur 100 emrat që bëhen pjesë e këtij Këshilli në 4 vitet e ardhshme.

Hyrjet e reja

Mes tyre spikasin prurje të reja, Juela Meçani, zëdhënëse e Kryeministrit, e cila është një ndër emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD. Ajo ka marrë 455 vota duke u renditur e 65-ta.

Nga bota afër medias, është dhe Erla Mëhilli, aktualisht zëdhënëse e PD, master në Shkenca Komunikimi në Universitetin "La Sapienza", Romë, Itali.

Po ashtu, ndonëse në vendin e 88-të, me 400 vota është inkuadruar si anëtar sërish, edhe Fahri Balliu, botues i gazetës "55".

Prurje të reja por të pritshme, gjithashtu ishin Mesila Doda, deputete e PD, studente e dhjetorit, Master në Filozofi, Universiteti Pontificia Urbaniana, Romë e cila doli e 11-ta me 916 vota.

Sakaq, Mark Marku, deputet i PD, ish-gazetar pa parti ka hyrë në Këshill por ai doli i 85-ti duke marrë vetëm 406 vota.

Kurse aktorja e njohur Rajmonda Bulku, deputete e PD, ka marrë 784 vota duke u renditur e 17-a.

Pa harruar dhe minoritarin Spiro Ksera, ministër në kabinetin "Berisha", i cili si prurje e re, ka kapur 418 vota duke u renditur i 75-ti.

Ikjet dhe ardhjet "surprizë"

Surprizë ose jo, kjo ha shumë diskutim, por ndër emrat më kryesorë të PD në vite, si Preç Zogaj dhe Aleksandër Biberaj, apo Omer Stringa dhe disa të tjerë, nuk janë më emra të zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD.

Në vend të tyre, "surpriza" më e fundit ishte Çiljeta, e cila, e njohur si një showgirl, ka fituar për të qenë një ndër anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, struktura kryesore e drejtimit të partisë që kontrollon qeverinë aktuale.

Në vite, një vajzë e nxehtë që për shkak të imazhit dhe të dhënave fizike, është bërë dhe vazhdon të bëhet objekt bisedash mes të rinjve, Çiljeta arriti të fitojë bindshëm.

Madje ajo ka marrë më shumë vota edhe se shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj i cili është renditur plot 11 vende pas saj, i 66-ti.

"Çiljeta e meritonte plotësisht, ajo është një demokrate e flaktë, shpresoj që delegatët e Kuvendit t'i kenë dhënë asaj votat e merituara, sepse fansat e saj janë të shumtë, jo vetëm për muzikë, por edhe për politikë", - komentoi ditën e zgjedhjeve, kandidaturën e Çilagës, kryetari i PD dhe kryeministri Sali Berisha.

Përgjithësisht larg vëmendjes së politikës qendrore të PD, edhe këtë radhë, Azgan Haklaj, ka arritur të vazhdojë të jetë anëtar i Këshillit Kombëtar.

Disa mbetën jashtë

Ndërkohë, Antoneta Malja, anëtare e deridjeshme e Këshillit Kombëtar, ish-drejtoreshë e ATSH, aktualisht zv/drejtore, nuk ka arritur të futet në 100 emrat e rinj të Këshillit.

Jashtë Këshillit Kombëtar, ka mbetur edhe Dasho Aliko, kryetar i komunës Lazarat, nënkryetar i PD, dega Gjirokastër. Aliko drejton fshatin që prej vitesh është baza kryesore e kultivimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri.

Prurje tjetër e re në KK të PD është Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës i cili i 84-ti në listë, ka marrë 406 vota.

Po ashtu, Elvana Hana, drejtore e ISKSH, master administrim biznes në universitetin e Vjenës, është tani pjesë e kësaj strukture pasi doli e 45-ta me 537 vota.

e.r/r.s/NOA

Më poshtë vijon lista e plotë:

Sali Berisha 1201 (vota)Jozefina Topalli 1144Astrit Patozi 1133Ridvan Bode 1121Sokol Olldashi 1097Edi Paloka 1005Bujar Nishani 970Flamur Noka 949Lulzim Basha 944Majlinda Bregu 917Mesila Doda 916Ilir Rusmali 830Jemin Gjana 809Gert Bogdani 801Genc Ruli 800Gent Strazimiri 800Rajmonda Bulku 784Albana Vokshi 757Ferdinand Xhaferri 726Myqerem Tafaj 725Edmond Spaho 723Fatos Beja 721Keltis Kruja 704Ferdinand Poni 702Erla Mehilli 676Florian Mima 666Genc Pollo 665Gazmend Oketa 659Armand Teliti 652Sahit Dollapi 641Arenca Trashani 640Halit Shamata 638Arben Imami 596Albert Avduli 595Fatos Hoxha 585Fatbardh Kadilli 578Lajla Pernaska 573Ahmet Omi 565Bardh Spahia 559Leonard Demi 554Aurel Bylykbashi 547Oerd Bylykbashi 545Bislim Ahmetaj 541Nesti Kiri 539Elvana Hana 537Enkelejd Alibeaj 536Arqile Gorea 535Ardian Turku 532Tritan Shehu 526Eduart Halimi 522Alfred Rushaj 513Eduard Ndreu 511Ilir Bano 507Gjergj Lezhja 506Ciljeta Xhilaga 502Bardh Rica 502Ledina Aliolli 482Shaban Memia 481Ylli Asllani 477Arben Qirjako 470Sokol Lekaj 468Alfred Olli 466Gjergj Bojaxhiu 466Nirvana Leka 457Juela Mecani 455Besnik Mustafaj 454Gentiana Boksi 448Osman Metalla 447Suzana Guxholli 444Bujar Leskaj 436Njazi Kosovrasti 432Arta Sakja 427Azgan Haklaj 424Ilir Kondi 424Spiro Ksera 418Valdete Vorpsi 418Mirela Tabaku 417Admirim Shehu 416Shefqet Bruka 416Barie Isufi 411Marjeta Zace 408Besnik Jaku 407Selami Xhepa 407Dhori Kule 406Mark Marku 406Mirgen Lata 403Eduard Ypi 400Fahri Balliu 400Gjoke Uldedaj 398Luan Skuqi 397Amantja Cullhaj 394Ardita Becolli 384Edit Harxhi 381Dhurata Cupi 363Paulina Hoti 362Zana Turku 359Gjorgjeta Hila 352Sonila Baka 345Adriana Gjoni 331Jorida Tabaku 331
KOMENTE