Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lunacek: Kosova e meritonte heqjen e vizave me BE
English

Lunacek: Kosova e meritonte heqjen e vizave me BE

Bruksel, 19 dhjetor, NOA - Megjithëse realisht të izoluar dhe të përjashtuar nga regjimi i heqjes së vizave të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, qytetarët e Kosovës nuk duhet të zhgënjehen, sepse në një të ardhme jo të largët edhe ata do të mund të udhëtojnë pa viza për në vendet e BE-së.

Një fakt të tillë e ka pohuar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, sipas të cilës Kosova është vendi më i izoluar në Evropë, pasi ata mund të udhëtojnë pa viza vetëm në pesë shtete fqinjë të sa.

Duke mos qenë aspak e kënaqur me përjshtimin e Kosovës nga heqja e vizave me BE-në, Lunacek pohon se ndihet e zhgënjyer që Kosova u la anash në procesin e liberalizimit të vizave në kohën, kur vendet fqinjë të saj, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nga data 19 dhjetor udhëtojnë lirshëm për në vendet e BE-së. "Nëse më pyet mua personalisht, unë do të dëshiroja që të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor në paketë të përfshihen në procesin e liberalizimit të vizave, sepse kjo ka të bëjë me njerëzit, nuk ka të bëjë me shtetet. Por disa gjëra në politikë janë ndryshe dhe unë duhet t'i pranoj, pavarësisht se nuk më pëlqejnë", pohon ajo.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE