Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëna e Edi Ramës, padit kryeministrin Berisha për shpifje publike
English

Nëna e Edi Ramës, padit kryeministrin Berisha për shpifje publike

Tiranë, 19 Dhjetor NOA - Aneta Rama padit penalisht Berishën për shpifje publike, duke iu referuar deklaratës se ajo ka kuruar për dhjetë vjet rresht, për skizofreni, djalin e saj Edi Rama, vite më parë.

Burime nga Gjykata e Lartë, bëjnë të ditur se Aneta Rama, nëna e kryetarit të Partisë Socialiste, ka depozituar kërkesë-padinë ndaj shefit të qeverisë, por nuk qartësohet se çfarë kërkon ajo nga kjo padi.

Në kërkesë thuhet se "Kryeministri ka shpifur kur ka deklaruar se Aneta Rama e ka kuruar djalin e saj për 10 vite rresht për skizofreni".

Në kërkesë-padi po ashtu thuhet se Kryeministri ka shpifur kur ka thënë se Edi Rama e ka nxjerrë me lecka nga shtëpia.

Në rolin e paditëses, Aneta Rama thotë se këto thënie të Berishës janë të pavërteta dhe qëllimin i shprehjes së tyre është që të denigrohet figura e djalit të saj, aktualisht në krye të Partisë Socialiste dhe të Bashkisë së Tiranës.

Deklaratat e Berishës erdhën para pak javësh nga një seancë plenare në Parlament duke ngjallur debate të mëdha.

Pak ditë më pas, Aneta Rama u shfaq në publik përkrah Edi Ramës në një aktivitet me veteranët, organizuar nga i biri, por nuk pranoi të komentojë akuzat e Berishës.

e.r/NOA

KOMENTE