English


PBDNJ: PS nuk na mbrojti votat, duam transparencë. Rama i pranishëm në Kongres

Tiranë, 19 dhjetor, NOA Update- Partia Socialiste nuk i mbrojti votat e Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut gjatë procesit të 28 qershorit, ishte një ndër faktet e tjerë që kryetari i PBDNJ Vangjel duke bëri me dije gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e Jashtëzakonshëm të kësaj force politike.

Një akuzë të tillë ai e bëri edhe pse në sallë i pranishëm ishte edhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, me të cilin sot Dule në fakt po punon në dobi të transparencës së zgjedhjeve.

"Transparenca duhet të jetë në çdo qelizë të shoqërisë sonë. Dhe mungesa e saj, ishte një hallkë tjetër në ritualin e zgjedhjeve të dështuara", tha ai.

Duke shtuar më pas se Shqipëria tani nuk është më as në vitin 1992 apo 1996, por është anëtare e NATO dhe pretendon shumë shpejt të jetë edhe anëtare e Bashkimit Evropian.

"Nuk mund të bëhemi më parodi e korridoreve evropiane nëse i realizuam standadert apo jo", tha më pas ai.

Më tej, Dule tha se nuk mund të vazhdonte bashkëpunimin me PD-në, sepse selia blu u përpoq të krijonte brenda PBDNJ-së struktura paralele. "PBDNJ nuk mund të jetë në koalocion me parti që nuk kanë frymë evropiane, por armiqësore", theksoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE