English


Plagos 19-vjeçarin dhe zhduket, shokët i fshehin armën në shkëmbinj

Shkodër, 19 Dhjetor NOA - Një i ri shkodran, ka plagosur me armë zjarri një moshatar dhe pasi është zhdukur nga vendi i ngjarjes, ka kërkuar ndihmën e disa shokëve, të cilët, të pakursyer, jo vetëm i kanë dhënë "një dorë", por edhe kanë fshehur armën e krimit nëpër male. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, por sot, policia komunikoi kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Â 20-vjeçarit shtetasit Endri Mustafa, lindur dhe banues në lagjen "Ahmet Haxhia" në qytetin Shkodër.

Pas rënies në pranga, Mustafa përballet me akuza për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit".

Korrespondenti i agjencisë NOA informon se gjithçka ka nisur dje në orën 19.00 në lagjen ku banon i riu shkodran.

Pas një konflikti për motive të dobëta, Endri Mustafa akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 19-vjeçarin A.Muslia, lindur dhe banues në lagjen "10 Korriku" Shkodër, duke e plagosur në pjesën e kofshës.

Pasi mori plagët me armë zjarri, i riu u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër, ku mjekët thanë se momentalisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes autori është larguar me automjetin tip veturë e markës "Renault" me targë TR 5869 L në drejtim të lagjes "Zogaj".

Atje, së bashku me të kanë qenë edhe E. Arkivani dhe Denis Balasi, të cilët policia tha se e kanë ndihmuar autorin duke e strehuar tek disa të afërm të tij në lagjen "Zogaj". Gjithashtu këta persona kanë fshehur edhe armën e krimit rreth 300 metër larg banesës, në disa shkëmbinj.

Në valën e arrestimeve, policia kreu dhe kapjen e prangosjen në kushtet e flagrancës për 17 vjeçarin E. Arkivani , lindur dhe banues në lagjen Partizani, për veprën penale te "Përkrahjes së autorit të krimit "dhe "Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit".

Po ashtu u krye arrestimi në flagrancë dhe për Denis Balesi, 25 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Zogaj", për veprën penale të "Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe të "Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit".

r.d/e.r/NOA

KOMENTE