Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Kufirit: Në 2009, u riatdhesuan 3271 persona dhe u kthyen mbrapsht 131 të huaj
English

Policia e Kufirit: Në 2009, u riatdhesuan 3271 persona dhe u kthyen mbrapsht 131 të huaj

Tiranë, 19 dhjetor, NOA - Gjatë këtij viti nga sektori i migracionit të Tiranës janë verifikuar 3271 persona të riatdhesuar, ndërsa janë dërguar në qendrën e rehabilitimit të Linzës 17 shtetas të huaj të parregullt.

Këto fakte u bënë me dije gjatë analizës vjetore të drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, sipas të cilës rezultojnë edhe 131 persona të huaj të kthyer mbrapsht në kufi për mangësi apo dokumentacion të falsifikuar.

Ndër të tjera, gjatë kësaj analize është bërë me dijeni edhe fakti se janë bllokuar 80 pasaporta të pavlefshme të shtetasve shqiptarë dhe 2 pasaporta të shtetasve të huaj; "Për personat e huaj shtetasit që kanë rezultuar me shkelje, janë gjobitur në 54 raste edhe disa agjenci ajrore me vlerë 15.883.000 lekë për mos respektim të ligjit për të huajt. Ndërsa nga gjobat e vendosura shtetasve të huaj dhe shoqërive ajrore janë arketuar 16940 Euro,750 dollarë dhe 15.776.046 lekë të reja. Janë larguar me urdhër largimi 22 shtetas të huaj", thuhet më tej në komunikatën e policisë që jep të dhëna për këtë aktivitet. Ndër të tjera, thuhet se nga ana e strukturave të hetimit të krimit të, pranë Komisariatit të Policisë Rinas janë referuar për këtë periudhe 11 mujore, 151 vepra penale, ndërkohë që prokuroria e Tiranës ka deleguar 98 dosje penale. n.e/NOA

KOMENTE