Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prefekti padit Edi Ramën për abuzime me lejet e ndërtimit
English

Prefekti padit Edi Ramën për abuzime me lejet e ndërtimit

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 19 Dhjetor NOA Update - Konflikti mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës është zhvendosur brenda pushtetit vendor ku këtë herë ka qenë kreu i prefekturës së Tiranës, Keltis Kruja. Sipas një deklarate për mediat Kruja publikoi sot se ai do të kallëzojë penalisht kreun e bashkisë së Tiranës Edi Rama për abuzimet me lejet e ndërtimit dhënë gjatë vitit 2000-2005.

Sipas prefektit Kruja, këto leje janë dhënë në kundërshtim të hapur me ligjin për urbanistikën.

"KRRT e Tiranës, në kundërshtim të hapur me ligjin për Urbanistikën, gjatë viteve 2000-2005 ka dhënë leje ndërtimi për subjekte ndërtuese të cilat nuk kanë depozituar dokumentacionin pranë kësaj zyre dhe nuk kanë marrë të firmosur dhe vulosur lejen përkatëse", thuhet në deklaratën e prefektit Kruja.

Sipas këtij institucioni, në bazë të neneve 49 dhe 50 të ligjit për Urbanistikën, zyra e Urbanistikës dhe Këshillit teknik janë direkt përgjegjëse për shkeljet e konstatuara.

"Të dyja këto zyra janë pjesë e administratës së bashkisë Tiranë dhe përbëhen nga njerëz të emëruar nga kryetari i Bashkisë.

Prefekti i qarkut Tiranë, me autoritetin që i jep ligji dhe i vendosur në zbatimin e tij, do të kallëzojë penalisht kryetarin e bashkisë, KRRT-në e bashkisë dhe zyrën e urbanistikës për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin", përfundon deklarata.

b.a/e.r/NOA

KOMENTE