English


PS: Berisha t'i lërë përrallat me tsunami, të tregojë për zhvlerësimin e lekut

Tiranë, 19 Dhjetor NOA - "Kryeministri Berisha t'i lërë përrallat me tsunami dhe të tregojë për zhvlerësimin e lekut e t'u thotë shqiptarëve pse ua shtrenjtoi faturën e energjisë elektrike, në prag të festave të fundvitit".

Këtë kërkesë shtroi sot në emër të Partisë Socialiste, zëdhënësja Armela Imeraj në një dalje për mediat.

Ajo shtroi pyetjen pse nëpunësve të administratës civile nuk ju jep rrogat dhe shpërblimet që meritojnë dhe pse numri i bizneseve që falimentojnë po shtohet dita ditës njësoj siç po shtohet papunësia dhe varfëria.

Më tej, Imeraj kërkoi që Berisha të sqarojë pse monedha e vendit po zhvlerësohet e fuqia blerëse po ulet.

"Këto janë përgjigjet që shqiptarët duan të dëgjojnë e jo përrallat e Sali Berishës për tsunami e ciklone", - komentoi Imeraj.

Duke shprehur qëndrimin e PS, Imeraj vlerësoi se Berisha nuk e nxjerr dot Shqipërinë nga kriza ekonomike për sa kohë qeveria e tij është ilegjitime.

e.r/NOA

KOMENTE