Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Superoperacion policor në Tiranë, Piramida arreston 26 fabrikantë parash
English

Superoperacion policor në Tiranë, "Piramida" arreston 26 fabrikantë parash

Tiranë, 19 Dhjetor NOA Update- Strukturat e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Taks Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan sot operacionin policor të koduar "Piramida". Si pasojë, u ndaluan dhe u arrestuan 26 shtetas, të dyshuar për "Prodhim të kartëmonedhave të falsifikuara", "Vënien në qarkullimit të tyre", "Falsifikim dokumentesh", "Armë mbajtje pa leje" si dhe nga materialet e sekuestruara në banesat e tyre, dyshohen se këto shtetas kanë kryer edhe një sërë veprash të tjera penale.

Aksioni erdhi pas një pune intensive të këtyre strukturave, për një periudhë kohore prej 6 - muajsh, u bë e mundur goditja e këtij grupi të strukturuar kriminal, i cili vepronte në qytetet: Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Sarandë, Elbasan, Pogradec, Korçë, Shkodër dhe Kukës. "Në sajë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë dhe lidhjeve të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari si dhe gjetja e sekuestrimi i provave konkrete", - konfirmoi policia.

Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, për më shumë se një vit kanë prodhuar kartëmonedha të falsifikuara të prerjeve 500, 1000, 2000, 5000 lekë të reja. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se këto kartëmonedha prodhoheshin në Tiranë në afërsi të rrugës "5 Maji", ku nga kontrolli i kryer janë gjetur pajisjet e nevojshme për këtë prodhim të jashtëligjshëm. Rezulton se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer shpërndarjen e kartëmonedhave të falsifikuara, kryesisht në Tiranë në qendrat spitalore dhe në subjekte e biznese private. Policia tha se gjatë punës 6 mujore, për finalizimin me sukses të këtij operacioni, nga strukturat seksionit të Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë së Tiranë dhe Njësisë së Taks Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë kryer veprime hetimore në të gjithë territorin ku këta shtetas kanë realizuar shpërndarjen e kartëmonedhave. "Grupi i punës i angazhuar me këtë hetim, ka punuar me profesionalizëm dhe me përkushtim duke aplikuar të gjitha format dhe metodat speciale të hetimit, puna e cila mundësoi realizimin me sukses të këtij operacioni", - konfirmoi zëdhënësja Alma Katragjini.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan shuma e parave prej 1.4 milionë lekë, kartëmonedha të falsifikuara të prerjeve 1000, 2000, 5000 lekë të reja, kompjuterë destop dhe kompjuter lap top të cilat shërbenin për përpunimin e kartëmonedhave të skanuara, printer dhe skaner me rezolucion të lartë, të cilat shërbenin për printimin e prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara, makineri për prerjen e kartëmonedhave të falsifikuara, USB i cili përmbante materialet e krijuara për realizimin e kësaj veprimtarie, fishekë të kalibrave të ndryshëm, një armë zjarri e llojit pushkë, maska të ngjashme me ato të Forcave Speciale, një sasi e konsiderueshme të kartave telefoni prej 400 numrash, rreth 100 aparate celular. "Për veprimtarinë e kryer nga këto shtetas janë marrë mbi 100 kallëzime nga qytetarë të ndryshëm ndërkohë që ftojmë qytetarët e dëmtuar nga këto shtetas të paraqiten, për të kallëzuar pranë Seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë", - tha Katragjini.

Theksojmë se kapja e këtij grupi të strukturuar kriminal është goditja më e mirë organizuar për këtë tendencë, me synim parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni të kundërligjshëm.

Shtetasit e ndaluar dhe të arrestuar si të implikuar në këtë veprimtari janë: Altin Baftjar Lala, 30 vjeç, banues në Tiranë. Besnik Shaqir Gaci, 27 vjeç, banues në Tiranë. Avdi Kujtim Gjika, 24 vjeç, banues në Tiranë. Sali Ramiz Prendi, 23 vjeç banues në Tiranë. Dritan Safet Elezaj, 25 vjeç banues në Tiranë. A. C, 16 vjeç banues në Tiranë. Bilbil Shaban Sefa, 31 vjeç banues në Tiranë. Dëfrim Ymer Mata, 21 vjeç banues në Tiranë. Anila Dalip Kodra, 18 vjeç banues në Tiranë. Roland Qani Skuqi, 23 vjeç banues në Tiranë. Altin Zeqir Murani, 25 vjeç banues në Tiranë. Aben Fran Seferi, 27 vjeç banues në Tiranë. Astrit Fran Seferi, 24 vjeç banues në Tiranë. Aristogon Elez Pashka, 22 vjeç banues në Tiranë. Artur Elez Pashka, 21 vjeç banues në Tiranë. Eduart Elez Pashka, 24 vjeç banues në Tiranë. Shpetim Memish Mataj, 22 vjeç banues në Tiranë. Artan Emri Halilaj, 21 vjeç banues në Tiranë. Alfren Ndue Bushgjokaj, 26 vjeç banues në Tiranë. Xhevahir Mersin Koldashi, 21 vjeç banues në Tiranë. Gazmend Cerpja, 27 vjeç banues në Tiranë. Ahmet Meci, 22 vjeç banues në Tiranë Muhamd Murrani, 20 vjeç banues në Tiranë E. D, 17 vjeç banues në Tiranë E.I, 17 vjeç, banues në Tiranë.

e.r/NOA

KOMENTE