English

PS: Ju citojmë Berishën si i tha Imamit gjeneral i Sllobos e Cekës limon i shtrydhur i Nanos

Tiranë, 22 dhjetor NOA Update - Pas ripërsëritjes së fyerjet që kryeministri Berisha ka bërë vite më parë ndaj Ilir Metës dhe të ndjerit, Azem Hajdarit, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka risjellë në kujtesë edhe sot disa fyerje të Berishës të bëra në drejtim të Imamit dhe Cekës.

"Në vijim të kujtesës publike që filluam dje për gjithçka ka thënë Sali Berisha për disa nga njerëzit që dikur i bënte lanet ndërsa sot i mban më prehër, po sjell sot në vëmendjen e opinionit publik akuzat që vite më parë Sali Berisha bënte në drejtim të Ministrit aktual të Mbrojtjes, Arben Imami apo këshilltarit të tij Neritan Ceka" tha sot Balla.

Sipas, Ballës, në vitin 1994, Sali Berisha e akuzon Arben Imamin si gjeneral në shërbim të Sllobodan Milloshevicit.

"Duke iu referuar krimit të 14 janarit në Shkodër Sali Berisha akuzon në gazetën Rilindja Demokratike (datë 21 janar 1994) se "Z.Imami për të merituar spaletat e Milloshevicit është turp të lyesh duart me gjakun e bashkëkombësve...krimi i Shkodrës është mesazh i sjellë në Shqipëri nga Milloshevici, nëpërmjet seksionit të tij në PAD e përfaqësuar nga Imami dhe Ceka...krimi i Shkodrës, fill pas vizitës së Imamit në Beograd, na jep të kuptojmë se Milloshevici nuk ia paska dhuruar akoma spaletat e gradimit z.Imami me shokë dhe se për këtë z.Imami dhe PAD u dashka dhënë prova më serioze, dhe se z.Imami më shokë u dashka lyer duart me gjakun e bashkëkombësve të tij. Zoti Imami është...krim të vihesh në dispozicion të skemës së njohur të akademikëve të Beogradit për përçarjen e shqiptarëve dhe zhdukjen e tyre" tha më tej deputeti socialist.

"Tre vite më vonë në vitin 1997, në gazetën Rilindja Demokratike (datë 19 korrik 1997), Sali Berisha e akuzon Arben Imamin se në mars të vitit 1997 ky i fundit "u vesh si ushtarak dhe hipi mbi tank për të marshuar drejt Tiranës, në krah të gjeneralëve të jugut".

Sali Berisha ti që e mban veten për patriot, si ka mundësi që ti sot ke për ministër të mbrojtjes një gjeneral të Milloshevicit, të paktën sipas atyre që ti ke thënë Arben Imamin.

Në fund po të kujtoj edhe ç'ke thënë për Neritan Cekën:

Neritan Ceka mbetet shërbëtori kokulur i Ramiz Alisë apo limoni i shtrydhur i Fatos Nanos.

Për Sali Berishën Neritan Ceka i kujton shqiptarëve Koçi Xoxën e dytë (Gazeta Rilindja Demokratike)" përfundoi Balla.

k.k/NOA

KOMENTE
  • Skender Gjylbegaj13:52 - 26 Janar 2011
    shan muti mutin = te gjithe muter, me thoni nje politikan burre me moral e te ndershem=as edhe nje. do hani mut tere jeten