Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli takon Kryetarin e Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Sllobodan Petroviç
English

Topalli takon Kryetarin e Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Sllobodan Petroviç

Tiranë, 23 dhjetor NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në një takim përfaqësues politikë të komunitetit serb në Kosovë, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, dhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Sllobodan Petroviç.

Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj vizite dhe rolin e komunitetit serb në Kosovë, Kryetarja e Kuvendit tha se pjesëmarrja e këtij komuniteti në zgjedhjet e fundit lokale është një shenjë e maturisë dhe e vullnetit pozitiv që vendet dhe popujt e Ballkanit kanë për paqen e qëndrueshme por edhe për përshpejtimin e proceseve integruese.

Duke u ndalur në vendimin e BE-së për heqjen e vizave Kryetarja e Kuvendit tha se, në korrik të 2010 do të hiqen vizat edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe së shpejti, jemi të bindur se edhe Kosova do të përfshihet në proçesin e liberalizimit të vizave.

Nga ana e tij zoti Petroviç, duke e konsideruar këtë vizitë si historike për mesazhin që jep, tha se këto takime do kenë një impakt pozitiv në interes të popujve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ai e cilësoi si një gjest me simbolikë të madhe, mesazhin e Qeverisë shqiptare për ndihmë ekonomike në ndërtimin e kishave apo objekteve të tjera në komunat me shumicë serbe.

Kryetarja e Kuvendit dhe zoti Petroviç vlerësuan se bashkëpunimi mes dy Kuvendeve ka ardhur në rritje, ndërsa shprehën bindjen dhe vullnetin për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve edhe mes komisioneve parlamentare apo grupeve të deputetëve.

Në takim ishin të pranishëm edhe Kryetari i ri i zgjedhur i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviç, Ministri për Kthime dhe Komunitete, Sasha Rashiç, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiç dhe Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të shqipërisë, Fatos Beja.

k.k/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE