Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i OBSH: Nga virusi AH1N1 deri tani në gjithë botën kanë vdekur 11 mijë persona
English

Raporti i OBSH: Nga virusi AH1N1 deri tani në gjithë botën kanë vdekur 11 mijë persona

Gjenevë, 25 dhjetor, NOA - Mbi 11 mijë persona nga e gjithë bota kanë humbur jetën nga virusi AH1N1 i cili shkakton sëmundjen "gripi i derrave".

Lajmi raportohet në mënyrë zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për afatin kohor të muajve të fundit, që prej prillit të këtij viti kur virusi në fjalë filloi përhapjen e tij nga Meksika.

Sipas raportit më të fundit të OBSH-së, vetëm javën e fundit kanë humbur jetën më shumë se 1 mijë të infektuar nga virusi vdekjeprurës në të gjithë botën.

Ndërkohë që thuhet se në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut po shënohet një rritje e të infektuarve me A(H1N1), në disa pjesë të Azisë po shënohet një ulje e përhapjes së tij. Ekspertët e OBSH-së pohojnë se virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, ku bën pjesë edhe vendi ynë.

Konkretisht në Shqipëri sipas të dhënave më të fundit rezultojnë mëse 300 të prekur prej virusit AH1N1, ndërsa sot është shënuar edhe viktima e tetë prej tij.

n.e/NOA

Â

KOMENTE