English

Njohja e Kosovës, këtë vit nga vetëm 11 shtete ndryshe nga 53 gjatë vitit të kaluar

Prishtinë, 26 dhjetor, NOA - Nëse në vitin 2008, kur Kosova u shpall e pavarur, atë e njohën si të tillë 53 shtete, gjatë këtij viti ajo ka siguruar vetëm njohjen nga 11 shtete.

Ky është bilanci që japin autoritetet zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, të cilët janë të mendimit se në një shifër kaq të ulët ka ndikuar patjetër procesi i diskutimit të ligjshmërisë së pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Lobingu kundër njohjes së Kosovës, i udhëhequr nga Serbia, Rusia, Spanja dhe shtete të tjera duket se gëzon aktualisht një moment të mirë të tij, derisa shumë shtete stepen derisa të publikohet vendimi përfundimtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Gjatë seancave të zhvilluara në GJND, pavarësinë e Kosovës e kanë mbështetur: Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Arabia Saudite, Austria, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Finlanda dhe Jordania, ndërsa e kanë kundërshtuar Serbia. Rusia, Kina, Spanja, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Rumania, Qipro, Venezuela dhe Vietnami.

Ndërkaq, një fakt mjaft pozitiv për Kosovën gjatë këtij viti që po mbyllet natyrisht që është edhe ai i anëtarësimit të saj me të drejta të plota në dy institucionet më të rëndësishme financiare botërore siç janë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Nga ana e tyre, autoritetet kosovare të diplomacisë gjithsesi bëjnë thirrje për rritje të

Lotimit që duhet bërë në vitin e ardhshëm për pavarësinë e Kosovës jashtë vendit.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE