Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat për pronat, sindikatat padisin kryeministrin Berisha
English

Akuzat për pronat, sindikatat padisin kryeministrin Berisha

Tiranë, 29 dhjetor NOA - Sindikatat e pavarura do të padisin kryeministrin, Sali Berisha për akuzat qe ai u drejtoi atyre një ditë më parë në lidhje me pronat.

Kreu i konfederatës së sindikatave të pavarura, Kolë Nikollaj  ka deklaruar të martën për mediat se kjo padi do te depozitohet në gjykatë në ditët e para të muajit janar 2010.

"Konfederata e sindikatave të Shqipërisë hedh poshtë me neveri akuzën e kryeministrit Sali Berisha në konferencën e shtypit për 100 ditët e staniacionit dhe regresit e qeverisjes së koalicionit të përfitimit. Sindikatat nuk janë as mafia as pronat e tyre nuk janë trajtuar si prona mafiozësh, por në përputhje të plotë me ligjin shqiptar dhe moralin e trajtimit të resurseve ekonomike e financiare, moral i cili qeverisë ka munguar dhe i mungon në mënyrë të vazhduar.

Bashkë me zyrën juridike kemi bërë gati padinë dhe në ditët e para të janarit do ta depozitojmë atë në gjykatë.

Atje kryeministri mund të vërtetojë akuzat ndaj nesh", tha Nikollaj.

Sipas tij, përveç kësaj padie, Berisha do të përballet dhe me protestat për krizën ekonomike, e cila si kudo ka prekur dhe vendin tonë pavarësisht se kryeministri e qeveria e tij se pranon.

Sindikatat deklarojnë se kanë në pronësi vetëm 40 për qind të pronave por posedojnë vetëm 17 për qind të tyre pasi pjesa tjetër është përfituar padrejtësisht nga qeveria.

b.m/NOA

KOMENTE