Lajmet e datës 29 Dhjetor 2009
- Rritet numri i amerikanëve që nuk plotësojnë nevojat ushqimore Nga Kris Simkins Rreth 49 milionë amerikanë nuk ishin në gjendje të plotësonin nevojat ushqimore vitin e kaluar, ndër të cilët 17 milionë fëmijë që jetonin në familje me mungesa ushqimore.
- Hap dyert dhe në Shqipëri "Megatek", Berisha vlerëson investimin Tiranë, 29 Dhjetor NOA - Hipermarketi më i madh "Bëje vetë" në Shqipëri, Megatek, hapi dyert sonte për publikun duke sjellë në vendin tonë një investim të rëndësishëm.
- Berisha: Pse ka ngecur dialogu pozitë-opozitë Kryeministri Sali Berisha flet mbi vitin që po mbyllet dhe planet e qeverisë së tij në vitin që po afron. Berisha ndalet në punën e bërë këtë periudhë si dhe flet për marrëdhëniet e tendosura me opozitën dhe shpjegon pse sipas tij ka ngecur dialogu dhe bojkoti po vazhdon.
- Mbërrin në metropolin shqiptar night club më trendy Tiranë, 29 Dhjetor NOA - Ka mbërritur në metropolin shqiptar Gallery Night Club i cili shumë shpejt është kthyer aktualisht si vendi më i ri dhe njëkohësisht më trendy në Tiranë për të gjithë fansat e jetës së natës.
- "Mesazhe shprese" nga AMC për fëmijët në nevojë Tiranë, 29 Dhjetor NOA - Kompania AMC, për të dytin vit radhazi, do t'u dhurojë fëmijëve me probleme shëndetësore një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave që do të grumbullohen nga dërgimi i SMS - ve me urimet e fundvitit.
- Kryeministri Thaçi: Kosova në sprovat që e presin vitin e ardhshëm Prishtinë, 29 Dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një internistë që publikoi to VOA thotë se gjatë vitit që po vjen do të ketë një rifreskim të qeverisë së tij me përfshirje më të gjerë nga skena politike dhe shoqëria civile.
- Presidenti Topi uron shqiptarët me rastin e Festës së Hashures Tiranë, 29 dhjetor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vizitoi sot Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve me rastin e Festës së Hashures. Pasi u takua dhe u përshëndet me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe krerët e tjerë bektashinj, Presidenti Topi përcolli përmes
- Policia, qytetarëve: Mos drejtoni makinën të dehur ndryshe do shkoni në burg Tiranë, 29 dhjetor NOA - Për të tretën ditë radhazi Policia e Tiranës ka bërë të ditur se do të marrë masa ekstreme ndaj personave që drejtojnë automjetet në gjendje të dehur.
- Shkodër, automjeti përplas për vdekje të moshuarin Shkodër, 29 dhjetor NOA - Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
- Avokati nuk takon dot Aldo Baren, kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore Tiranë, 29 dhjetor NOA - Pamundësia për të takuar klientin e tij ka detyruar avokatin e Aldo Bares, të shtyjë seancën gjyqësore e cila ishte caktuar sot në ngarkim të këtij të fundit.
- Festat, Berisha organizon një pritje për ministrat, zëvendësministrat e anëtarët e kabinetit Tiranë, 29 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha organizoi sot në mesditë, në Vilën 31, një pritje për ministrat, zëvendësministrat dhe anëtarët e kabinetit, të shoqëruar nga bashkëshortët, me rastin e festës së Vitit të Ri 2010.
- Kryeministri Berisha pret fituesit dhe organizatorët e Festivalit të 48-të në RTSH Tiranë, 29 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim stafin organizator, si dhe këngëtaren fituese të Festivalit të 48-të të Këngës në Radio Televizion.
- Festat, Topalli shpërndan dhurata për fëmijët jetim në Vlorë Vlorë, 29 dhjetor NOA - Në prag të festës së ndërrimit të viteve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte në shtëpinë e fëmijëve jetimë Uji i Ftohtë, Vlorë.
- Kryeministri Berisha uron besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Ashures Tiranë, 29 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha vizitoi sot në mesditë Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, me rastin e Ditës së Ashures.
- Beckham te Milan: Sikur mos të isha larguar fare! Itali, 29 dhjetor NOA - Shtabi i AC Milan është mjaft i zënë pas vizitës së David Beckham. Huazimi yllit të LA Galaxy nuk do të vuloset deri të Premtën, por ai i dha zyrtarëve të klubit një buzëqeshje të madhe duke i vizituar dje.
- Patos, familjet në nevojë edhe sot në bashki, kërkojnë ndihmën ekonomike Patos, 29 dhjetor NOA - Mos shpërndarja e ndihmës ekonomike, ka detyruar rreth 60 persona të vërshojnë edhe paraditen e sotme në bashkinë e Patosit.
- Megan Fox, femra më seksi në botë Amerikë, 29 dhjetor NOA - Aktorja, Megan Fox është përzgjedhur femra më seksi në botë për vitin 2009. Kjo përzgjedhje është bërë sipas një ankete të FHM-së.
- Kinë, ekzekutohet një britanik, u shpall fajtor për kontrabandë droge Kinë, 29 dhjetor NOA - Ekzekutohet në Kinë një shtetas britanik i shpallur fajtor për kontrabandë droge. Qeveria britanike ka dënuar dënimin me vdekje të 53-vjeçarit Akmal Shaikh.
- Reshjet, shembet ura në Gramsh, izolohen tre fshatra Gramsh, 29 dhjetor NOA - Reshjet e shumta që kanë shoqëruar ditët e fundit kanë shkaktuar dhe shembjen e një ure në rrethinat e qytetit të Gramshit duke izoluar tre fshatra.
- Akuzat për pronat, sindikatat padisin kryeministrin Berisha Tiranë, 29 dhjetor NOA - Sindikatat e pavarura do të padisin kryeministrin, Sali Berisha për akuzat qe ai u drejtoi atyre një ditë më parë në lidhje me pronat.
- Lezha, Shkodra e Mati, nën ankthin e përmbytjeve Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 29 dhjetor NOA - Një pjesë e banorëve në zonat e Lezhës, Shkodrës e Matit duket se vitin e ri do ta kalojnë në ankthin e përmbytjeve, pasi situata e reshjeve edhe pse duket e përmirësuar, sërish përbën rrezik.
- Ceremonia, qeveria gjermane i dhuron policisë pajisje logjistike Tiranë, 29 dhjetor NOA - Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot, ceremonia e dhurimit të disa pajisjeve logjistike, si automjeteve, mjeteve të kontrollit antikontrabandë, pajisjeve kompjuterike dhe programeve për analizën e informacionit kriminal, lexues pasaportash
- Berisha feston me familjet e ushtarakëve shqiptarë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit Tiranë, 29 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në një ceremoni festive të organizuar me familjet e ushtarakëve shqiptarë që në ndodhen të shpërndarë në misione paqeruajtëse nëpër botë.
- Hashim Thaçi: 2010 vit i fuqizimit të shtetit të Kosovës Prishtinë, 29 dhjetor, NOA - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive për BBC ka thënë se 2009-ta ishte një vit i mbarë për Kosovën, ndërkaq viti 2010 do të jetë një vit i fuqizimit të shtetit të Kosovës dhe vit i integrimit në strukturat euroatlantike.
- Rama: Kulmi i krizës, Berisha po flet për suksese imagjinare Tiranë, 29 dhjetor, NOA Update- Kryeministri Berisha flet për suksese imagjinare të qeverisjes së tij, në një kohë kur vendi gjendet i zhytur në një krizë të thellë ekonomike dhe politike.
- Rama: Dialog me Berishën? Patjetër, por të jetë i vërtetë dhe i barabartë Tiranë, 29 dhjetor, NOA - Opozita është gati që të zhvillojë dialog me qeverinë, por ai duhet të jetë i vërtetë dhe i barabartë. Kjo deklaratë është bërë sot publikisht nga kreu socialist, Edi Rama, i cili ka theksuar se debati nuk mund të zhvillohet në asnjë mënyrë nëse qeveria nuk vendos të hapë
- Plagosja, një person qëllon me pistoletë në këmbë një tjetër Durrës, 29 dhjetor, NOA - Një person është plagosur me një plumb në këmbë duke u qëlluar me armë zjarri. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur tek rruga automobilistike Spitallë-Shënavlash, përballë një lokali.
- Trajneri i kombëtares angleze, Kapelo: Bekam të luajë me ne Londër, 29 dhjetor, NOA - Lojtari David Bekam mbetet serioz dhe një profesionist i madh e për këtë arsye, ia vlen që të mos llogaritet fare mosha e tij para kolegëve të tij më të rinj kur bëhet fjalë për një garë të madhe sportive.
- Mesiç: Vizita ime në Kosovë, aspak provokuese Zagreb, 29 dhjetor, NOA - Vizita e presidentit kroat, Stipe Mesiç në Kosovë nuk përbën në fakt asnjë lloj provokimi, por është në fakt një vizitë në kuadër të së cilës do të takohet me presidentin e shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe presidentë të tjerë të rajonit, ndërsa do të vizitojë edhe trupat
- Maqedoni, ndërkombëtarët duan zgjedhje të parakohshme Shkup, 29 dhjetor, NOA - Fundviti ka shtuar zërat për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe se opozita ka drejtuar gishtin tek kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të cilin sërish e sheh si kreator të zgjedhjeve të parakohshme për shkak të humbjes së besueshmërisë
- Ndalohet 19-vjeçari, dyshohej se kishte vjedhur një motoçikletë Gramsh, 29 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Gramshit kanë ndaluar 19-vjeçarin  Redjon Sinani, lindur e banues në këtë qytet pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një motori.
- Kapen me automatik pa leje dhe një krehër pa fishekë, policia arreston dy persona Elbasan, 29 dhjetor, NOA - Të gjendur me një armë zjarri automatik pa leje dhe një krehër pa fishekë, dy persona janë kapur në flagrancë nga forcat e policisë.
- Në shqip ‘Kujtime' të Ismail Qemalit, botuar në Londër më '20 Tiranë, 29 dhjetor, NOA Nga Milena Selimi - Një anë tjetër e panjohur që nuk e kishim njohur nga burri i urtë Ismail Qemali. Vizione dhe mendime të themeluesit të shtetit shqiptar në vitet e fundit të jetës.
- Shoqata e Konsumatorëve: Festat, çmimet janë rritur me 40% Tiranë, 29 dhjetor, NOA - Shoqata e Konsumatorëve duke marrë në mbrojtje kategorinë e personave në nevojë dhe atyre me paga të ulëta në shoqërinë shqiptare ka denoncon rritjen e çmimeve në treg në këtë prag festash.
- Ndalohet drejtuesi 73-vjeçar, shtypi një kalimtar me makinë Korçë, 29 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë ndaluar 73-vjeçarin V.Hali, si i dyshuar për kryerjen e një aksidenti rrugor. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore, sipas të cilave ky person duke drejtuar mjetin e tij tip BMV në rrugën nacionale Korçë-Devoll,
- Kryhet martesa e parë mes dy gay-ve në Amerikën Latine Buenos Ajres, 29 dhjetor, NOA - Eshtë realizuar martesa e parë e homoseksualëve në Amerikën Latine. Një ngjarje kjo shumë e veçantë për një rajon si ai që beson tek parimet e besimit kristian dhe të një jete me norma të caktuara mbi familjen që përbëhet nga një grua dhe nga një burrë.
- Putin: Rusia me armë kundër planeve raketore të SHBA Moskë, 29 dhjetor, NOA - Rusia duhet të zgjedhë armët kundër raketave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është sfida që mbërrin nga Kremlini zyrtar kundër planeve mbrojtëse raketore amerikane në Evropë.
- Iran, autoritetet nuk dorëzojnë trupat e vrarë të protestuesve: T'u bëjmë autopsinë Teheran, 29 dhjetor, NOA - Një debat të vërtetë ka ngjallur në Iran ditët e fundit çështja e mosdorëzimit prej zyrtarëve të trupave të demonstruesve të vrarë gjatë protestave të fundit.
- Presidenti Obama: Akti terrorist në avion, tregon se SHBA ballafaqohen me rreziqe Uashington, 29 dhjetor, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndalen derisa të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin kundër aeroplanit amerikan në Ditën e Krishlindjeve, të vendosen përpara drejtësisë.

