Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokati nuk takon dot Aldo Baren, kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore
English

Avokati nuk takon dot Aldo Baren, kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore

Tiranë, 29 dhjetor NOA - Pamundësia për të takuar klientin e tij ka detyruar avokatin e Aldo Bares, të shtyjë seancën gjyqësore e cila ishte caktuar sot në ngarkim të këtij të fundit.

Sipas avokatit Vladimir Meçe, ai e ka pasur të pamundur të takojë klientin e tij për ta njohur me dosjen e Prokurorisë për shkak të masave të rrepta në të cilën ndodhet Aldo Bare në qeli.

Kërkesa e avokatit për të shtyrë seancën është pranuar nga gjykatësja e cila ka deklaruar se dosja në ngarkim të të pandehurit është voluminoze dhe do kohë të mjaftueshme të që të studiohet nga i akuzuari.

Vetë i pandehuri Aldo Bare nuk ka pranuar të marrë pjesë në seancën gjyqësore duke ngarkuar avokatin e tij.

Aldo Bare i njohur si kapobanda e Lushnjes u arrestua një vit më parë një Turqi ndërsa u ekstradua pak kohë më parë.

Ai akuzohet për një sërë veprash të rënda penale.

k.k/NOA

KOMENTE