English

Kryeministri Berisha pret fituesit dhe organizatorët e Festivalit të 48-të në RTSH

Tiranë, 29 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim stafin organizator, si dhe këngëtaren fituese të Festivalit të 48-të të Këngës në Radio Televizion.

Në këtë takim merrnin pjesë drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Petrit Beci, drejtoresha e Festivalit, Zamira Koleci, regjisor i Festivalit zotin Osman Mula, autori i muzikës së këngës fituese, artisti i mirënjohur Ardit Gjebrea, autori i tekstit të këngës fituese Pirro Çako, këngëtarja fituese Juliana Pasha, muzikanti i njohur Shpëtim Saraçi, si dhe artisti i mirënjohur shqiptar me banim në Itali Olen Çezari.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Berisha uroi këngëtaren dhe autorin e këngës për fitoren, të cilën kryeministri e cilësoi si plotësisht të merituar, si dhe stafin organizues të festivalit për punën shumë cilësore në realizimin e Festivalit të 48-të Këngës në Radio Televizion. Berisha u shpreh se kjo këngë do të përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në evenimentin e rëndësishëm në Festivalin Evropian të Këngës, i cili do të zhvillohet në maj të vitit 2010 në Oslo.

KOMENTE