English

Ndalohet drejtuesi 73-vjeçar, shtypi një kalimtar me makinë

Korçë, 29 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë ndaluar 73-vjeçarin V.Hali, si i dyshuar për kryerjen e një aksidenti rrugor. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore, sipas të cilave ky person duke drejtuar mjetin e tij tip BMV në rrugën nacionale Korçë-Devoll, ka aksidentuar 81-vjeçarin R. Bame, lindur dhe banues në fshatin Belorta të Korçës, i cili ndodhet në spitalin e këtij qyteti jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj drejtuesit Hali u kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të Â "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

e./NOA

KOMENTE