Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, arrestohet 36-vjeçari, bastiste dyqanet e qytetit
English

Shkodër, arrestohet 36-vjeçari, bastiste dyqanet e qytetit

Shkodër, 31 dhjetor NOA - Policia e Shkodrës ka arrestuar dje një 36-vjeçar të akuzuar për 11 vjedhje të kryera gjatë dy muajve të fundit në këtë qytet.

Marjan Kelaj, 36-vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Tom Kola" të qytetit të Shkodrës, i dënuar dhe më parë për "Vjedhje" u arrestua nga policia është kapur në flagrancë duke vjedhur me thyerje një dyqan, në lagjen "Vasil Shanto", Shkodër, ku në momentin e kapjes iu sekuestrua një sasi prej 5000 lekë të reja, të përvetësuara nga kjo vjedhje.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nga policia, rezultoi se ai është autor i një sërë vjedhjesh të tjera të kryera në harkun kohor prej 2 muaj në qytetit e Shkodrës.Â

Më datë 15.11.2009, në lagjen "Vasil Shanto", ka vjedhur me thyerje një librari, ku ka përvetësuar 20.000 lekë të reja.

Më datë 20.11.2009, në lagjen "Manush Alimani", ka vjedhur me thyerje një dyqan, ku ka përvetësuar 100 lekë të reja.

Më datë 21.11.2009, po në lagjen "Manush Alimani", ka vjedhur 1.500 lekë të reja në një dyqan.

Më datë 27.11. 2009, në lagjen "Qemal Stafa", ka vjedhur 300 lekë të reja në nje dyqan.

Më datë 08.12.2009, në lagjen "3 Herojt", ka vjedhur 200 lekë të reja në një dyqan.Â

Më atë 09.12.2009, po në lagjen "3 Herojt", ka vjedhur 500 lekë të reja në një dyqan.

Më datë 15. 12. 2009, në lagjen "Ndoc Mazi", ka vjedhur me thyerje një dyqan, ku ka përvetësuar një trapan dhe disa materiale hidraulike.

Po më date 15.12.2009, në lagjen "Perash", ka vjedhur me thyerje një farmaci, ku ka përvetësuar 1.700 lekë të reja.

Më datë 17.12.2009, në lagjen "Skenderbeg", ka vjedhur 300.000 lekë të reja në një dyqan.

Më datë 23.12.2009, në lagjen "Perash", ka tentuar të vjedhë një tjetër dyqan.

k.k/NOA

KOMENTE