Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy shqiptarë në Rimini identifikohen si trafikantë kokaine, bien në pranga
English

Dy shqiptarë në Rimini identifikohen si trafikantë kokaine, bien në pranga

Rimini, 3 Janar NOA - Dy emigrantë shqiptarë të cilët prej vitesh jetonin në Itali, janë arrestuar si posedues lëndësh të forta narkotike dhe përballën kryesisht me akuzën e trafikut të drogës duke rrezikuar disa vite burg.

Të arrestuarit janë emigranti i paligjshëm Elton Çakrri që shihni në foton kryesore, 28 vjeç, lindur në Dibër dhe me banim të përkohshëm në Rimini, në hotelin "Fiammetta" tek rruga "Lettimi" nr 10, si dhe Ervis Sema, që shihni në foton e dytë të këtij lajmi, 27 vjeç, lindur në Lushnjë, dhe banues në Riccione në rrugën "Boccaccio".

Dy të rinjtë, u gjetën nga policia italiane në Rimini me tetë gram kokainë e pastër e përgatitur për shitje narkomanëve të zonës.

Korrespondentja e agjencisë NOA e cila citon burime zyrtare nga policia e Riminit, thotë se dy shqiptarët u zbuluan në Marina Centro nga skuadra lëvizëse e policisë së Riminit dhe më tej iu nënshtruan kontrollit edhe nga sektori antidrogë.

Në autoveturën me të cilën ata lëviznin, në pronësi të Ervisit u gjet kokaina e pastër si dhe një thikë që plotësonte kushtet e armës së ftohtë.

Kontrolli i kryer në dhomën e hotelit të Çakrrit dhe banesën e Semës, ka rezultuar i suksesshëm për policinë sepse në shtëpinë e lushnjarit u gjetën dhe plot 100 gramë kokainë e pastër, ende e papërzier. Po ashtu u bllokuan edhe prova të tjera si peshore e precizonit të lartë, një sasi eurosh dhe të tjera.

Dy të rinjtë përveçse përballen me akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim, kanë edhe akuza të tjera. Mbi Ervisin rëndon dhe akuza e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta kurse mbi Eltonin akuza e emigracionit të paligjshëm.

i.s/r.b/NOA

KOMENTE