Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 3 Janar 2010

  • Veriu, sfida vazhdon edhe më 2010 Veriu i Kosovës vazhdon ta sfidojë vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit, thonë përfaqësuesit politik në Kosovë. Përderisa Ministria e Brendshme shpreh besimin se disa hapa të ndërmarrë në vitin 2009 dhe ata që do të pasojnë gjatë këtij viti, do ta kthejnë normalitetin në veri, opozita i vlerëson
  • Rusia mbyll rubinetin e naftës për rafineritë e Bjellorusisë Moskë, 3 Janar NOA - Rusia ka ndalur sot rrjedhjen e naftës për rafineritë e Bjellorusisë pas dështimit të arritjes së një ujdie për vitin 2010. Megjithatë, tensionet në rritje nuk kanë prekur transitin e naftës së Rusisë drejtë Bashkimit Evropian, kanë thënë ekspertët ekonomikë, raporton radio Evropa
  • Tërmet në Taxhikistan, mijëra vetë mbeten pa strehë Pamir - Taxhikistan, 3 Janar NOA - Një tërmet i fuqisë 5,2 ballë sipas shkallës Rihter ka tronditur Malësinë e Pamirit në Taxhikistan duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, kurse nuk raportohen viktima në njerëz.
  • Gjykata Supreme në Peru, 15 vjet burgim për ish-presidentin Fujimori Lima, 3 Janar NOA/DW - Gjykata Supreme në Peru e konfirmoi sot dënimin me 15 vjet burgim për ish-presidentin Alberto Fujimori për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë kohës, sa ka qenë president në vitet ‘90-të.
  • Presidenti amerikan Obama sërish akuzon "rrjetin terrorist" Al Kaeda Uashington, 3 Janar NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, për herë të parë publikisht ka akuzuar një krah të "rrjetit terrorist" Al Kaeda duke thënë sot se ai qëndron pas sulmit të dështuar kundër aeroplanit amerikan që fluturonte në linjën Amsterdam - Detroit.
  • Rrëfimi i prostitutës mashkull: Gay-t shqiptarë në Itali, të dhunshëm Matera, Itali, 3 Janar NOA - Një djalë që bën prostitutën mashkull në rrugët e Italisë, është rrëfyer për një të përditshme italiane duke pranuar se shpesh është bërë objekt i dhunës fizike dhe raciale duke shtuar se gay-t shqiptarë dhe meshkuj të tjerë të kësaj kombësie, heteroseksualë, janë agresivë
  • Përgjaket gara e makinave "Rally Dakar", tre viktima në Argjentinë Buenos Aires, 3 Janar NOA - Përgjaket gara e sivjetme e automobilëve "Rally Dakar" pasi në Argjentinë ajo nisi sot me një aksident të rëndë.
  • Murinjo ofron 40 milionë funta për të blerë Stiven Zherar Romë, 3 Janar NOA - Trajneri i Interit, Zhoze Murinjo, ka treguar sot synimin e tij që për 40 milionë funta të sjellë në këtë klub kapitenin e Liverpulit Stiven Zherar, kanë bërë të ditur mediat londineze.
  • Gjatë 24 orëve të fundit ndodhën 60 aksidente pa viktima në Kosovë Prishtinë, 3 Janar NOA - Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 60 aksidente rrugore, kryesisht për shkak të borës dhe ngricës, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima në njerëz por vetëm disa të lënduar.
  • Futboll - Lids eliminoi Mançester Junajtedin Londër, 3 Janar NOA - Futbollistët e Mançester Junajtedit janë eliminuar nga gara për Kupën pasi edhe si mikpritës janë mundur nga ekipi i ligës së tretë Lids (Leeds) me rezultatin 1 me 0.
  • Masakra në diskotekën "City Club", policia e Pejës kërkon atentatorin Pejë, 3 Janar NOA Update - Sektori kundër krimeve serioze në Policinë e Pejës tha sonte se është vënë në kërkim të autorit të masakrës në klubin e natës të qytetit por ende nuk ka një identikit të qartë të tij edhe pse kur ai hapi zjarr me dy pistoleta në mes të diskotekës, atje ndodheshin qindra
  • Aktivizohet vullkani në Kolumbi, 8 mijë njerëz evakuohen Bogota, 3 Janar NOA - Autoritetet e Kolumbisë kanë urdhëruar evakuimin e 8 mijë personave, pas shpërthimit të vullkanit aktiv në jugperëndim të vendit.
  • Kosova, sa larg është nga BE Një nga sfidat e kosovarëve për vitin 2010 mbetet integrimi evropian. Por, analistët thonë se anëtarësimi në këtë union, mund të marrë kohë për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian
  • Presidenti dhe Kryeprokurori i Kroacisë do të vizitojnë Kosovën Prishtinë,3 Janar 2010 NOA/ Hajdin Islami - Kryeprokurori i shtetit Kroat, Mladen Bajic, do të jetë pjesë e delegacionit kroat, i cili do të kryesohet nga Presidenti Stipe Mesiç, që do të vizitojnë Republikën e Kosovës më 8 janar 2010.
  • Barak Obama, një vit president i Shteteve të Bashkuara Uashington, 3 Janar NOA - Presidenti Barack Obama shënon përvjetorin e parë në detyrë më 20 janar. Zoti Obama ka kaluar një vit plot sfida në përpjekje për të rigjallëruar ekonominë amerikane, për të reformuar sistemin e kujdesit shëndetësor dhe për të siguruar mbështetje publike për luftën në Afganistan
  • Priftërinjtë e Kubës paralajmërojnë: Viti 2010, plot trazira nëpër botë Havanë, 3 janar - Një grup i priftërinjve afrikano-kubanë parashikon që gjatë këtij viti në botë do të ketë trazira politike dhe shoqërore, luftë për pushtet, tradhti dhe grusht-shtete, si dhe do të vdesin një numër i madh i politikanëve dhe drejtuesve të tjerë.
  • Masakër në Pejë, një i vrarë dhe tre të plagosur në "City Club" Pejë, 3 Janar NOA - Një i vrarë dhe tre të plagosur, është bilanci i një masakre që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në një klub nate në Pejë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Pas akuzave të Obamës, mbyllet ambasada amerikane në Jemen Sana, Jemen 3 Janar NOA - Shtetet e Bahskuara të Amerikës kanë mbyllur për vizitorët ambasadën e tyre në Sana të Jemenit, pas kërcënimeve të fundit të rrjetit terrorist El Kaida, se do të sulmojë objektet amerikane në këtë vend.
  • Britania e Madhe dhe SHBA-ja duan të forcojnë policinë në Jemen Londër, 3 Janar NOA/DW - Britania e Madhe dhe SHBA-ja duan që në luftën kundër terrorizmit të mbështesin më fuqishëm Jemenin. Kryeministri britanik Gordon Brown kumtoi në Londër se ai ka rënë dakord me Presidentin amerikan Barack Obama për të ndihmuar financiarisht këtë vend arab në krijimin e
  • Adrian Gaxha, nga muzika në zoo-man Shkup, 3 Janar NOA/INA - Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Adrian Gaxha në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA thotë se shpejti do të nxjerrë në dritë albumin e ri që posedon 17 këngë dhe kryesisht të zhanrit RNB dhe pop.
  • izolim nga jeta institucionale e vendit Decentralizimi në Kosovë Decentralizimi në Kosovë/ Përmirësimi i kushteve të jetesës për serbët është prioritet i punës së disa kryetarëve të komunave serbe Nga Bekim Shehu*
  • Policia greke: Shqiptarët, të parët për trafik lëndësh narkotike Athinë, 3 Janar NOA - Shqiptarët janë të parët për trafik lëndësh narkotike në Greqi dhe Shqipëria është burimi kryesor i hyrjes së lëndëve narkotike në Greqi".
  • Dy shqiptarë në Rimini identifikohen si trafikantë kokaine, bien në pranga Rimini, 3 Janar NOA - Dy emigrantë shqiptarë të cilët prej vitesh jetonin në Itali, janë arrestuar si posedues lëndësh të forta narkotike dhe përballën kryesisht me akuzën e trafikut të drogës duke rrezikuar disa vite burg.