Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra në diskotekën City Club , policia e Pejës kërkon atentatorin
English

Masakra në diskotekën "City Club", policia e Pejës kërkon atentatorin

Pejë, 3 Janar NOA Update - Sektori kundër krimeve serioze në Policinë e Pejës tha sonte se është vënë në kërkim të autorit të masakrës në klubin e natës të qytetit por ende nuk ka një identikit të qartë të tij edhe pse kur ai hapi zjarr me dy pistoleta në mes të diskotekës, atje ndodheshin qindra njerëz.

Ngjarja ndodhi në orët e natës duke gdhirë dita e sotme në diskotekën "City Club" në qytetin e Pejës dhe bilanci i saj ishte një i vrarë dhe tre të plagosur, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Burime zyrtare nga Njësitet Policore të Stacionit Policor të Pejës, thanë se ngjarja ndodhi kur një person ende i paidentifikuar ka hyrë në diskotekë me dy pistoleta që mbante në secilën dorë dhe në mënyrë të pakontrolluar ka shtënë dhe pastaj është larguar.

Menjëherë pasi hapi zjarr duke i marrë jetën 25-vjeçarit B.SH., banor i qytetit të Pejës dhe plagosur rëndë tre të tjerë, agresori u largua me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Dy ndër të plagosurit, V.K. dhe A.B, përkatësisht një vajzë nga Peja dhe tjetri një djalë nga Istogu, u dërguan në spitalin e Pejës kurse një i tretë, 25-vjeçar nga Peja, efektiv policie që nuk ishte në detyrë në momentet e ngjarjes, për shkak të gjendjes më serioze u dërgua në Qendrën Klinike Universitar në Prishtinë.

a.b/r.b/NOA

KOMENTE