English

Murinjo ofron 40 milionë funta për të blerë Stiven Zherar

Romë, 3 Janar NOA - Trajneri i Interit, Zhoze Murinjo, ka treguar sot synimin e tij që për 40 milionë funta të sjellë në këtë klub kapitenin e Liverpulit Stiven Zherar, kanë bërë të ditur mediat londineze.

Gazeta "Sunday Exspress" raporton se Murinjo kishte synuar këtë transfero edhe në vitin 2004, në kohën kur ishte trajner i Çelzit.

Stiven Zherar ka filluar karrierën në Liverpul dhe për këtë klub të famshëm ka luajtur 507 takime dhe ka shënuar 126 gola.

Për kombëtaren e Anglisë Zherar ka luajtur 77 herë dhe ka shënuar 16 gola.

KOMENTE