Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëfimi i prostitutës mashkull: Gay-t shqiptarë në Itali, të dhunshëm
English

Rrëfimi i prostitutës mashkull: Gay-t shqiptarë në Itali, të dhunshëm

Matera, Itali, 3 Janar NOA - Një djalë që bën prostitutën mashkull në rrugët e Italisë, është rrëfyer për një të përditshme italiane duke pranuar se shpesh është bërë objekt i dhunës fizike dhe raciale duke shtuar se gay-t shqiptarë dhe meshkuj të tjerë të kësaj kombësie, heteroseksualë, janë agresivë në sjelljen ndaj tij dhe të tjerëve të "profesionit" të tij.

Në një intervistë për "Il Quotidiano", djali 25-vjeçar nga Matera rrëfen jetën e tij prej prostitute dhe ndër të tjera ndalet në historitë me klientë të huaj ku veçon ata shqiptarë dhe rumunë si më problematikë.

Personazhi thotë se ka pasur raporte seksuale me priftërinj por edhe me shumë njerëz të tjerë dhe thotë se aktualisht është stacionuar në Basilicata kurse thekson se këtë "profesion" do ta vazhdojë derisa të mbushë të 30-at kur dëshirton ta lërë këtë punë, pasi të ketë bërë ca para.

Duke iu referuar historive në Basilicata, Verona, Genova dhe Napoli i riu thotë se është kërcënuar shpesh por asnjëherë nuk është goditur,

Kurse duke u ndalur në "punë" që bënte në rrugët e parqet në Torino dhe Milano tregon se ai dhe gay të tjerë ishin gjithnjë në shënjestër të dhunuesve dhe rrëmbyesve shqiptarë e rumunë, kurse përmend se dhuna është shfaqur ndaj tij edhe nga afrikano-jugorë dhe italianë, bashkëkombës të tij.

Personazhi që nga e përditshmja identifikohet me emrin Luca (i sajuar për të mos treguar të dhënat e sakta), i pyetur nga gazetari Enrico Pace thotë se shpesh haset me klientët e tij të shoqëruar në rrugë nga gratë e tyre dhe thotë se një pjesë i shmangen por ka edhe që e salutojnë, pasi siç thotë, "ngjaj si mashkull normal dhe nuk dukem në pamje të parë si gay".

Nga ana tjetër. 25-vjeçari që bën profesionin e gay-t prej 8 vjetësh, tregon se punën e tij po e bëjnë shumë së fundie dhe djemtë rumunë që përdorin madje shtëpitë ku jetojnë si streha për klientët e tyre.

Kurse thotë se shumë kolegë të tij që bëjnë të njëjtën punë, shprehen në publik se "jemi heteroseksualë por këtë punë e bëjmë për të fituar ca para'.

Ndërsa i pyetur për tarifat, tregon se merr 100 euro për një orë ose deri 500 euro për një natë. Shton se për një fundjavë arrin të paguhet deri tre mijë euro, kur klientët që janë të moshave nga 18 deri 80 vjeç, duan gjëra speciale si seks në grup, sadokizëm, etj.

Nga ana tjetër shton se shumë "kolegë" të tij, djem adoleshentë e bëjnë këtë punë për 20-30 euro.

"Luca" thotë edhe se klientët kryesisht i gjen përmes lajmërimeve që vendos në revista dhe në sauna, kinema erotike si dhe në disa faqe interneti.

i.s/r.b/NOA

KOMENTE