Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut
English

Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut

Tiranë, 6 janar, NOA - Vendi gjendet para një situate emergjente reale shkaktuar nga përmbytjet në veri dhe katastrofa qëndronte e qëndron si shpata e Demokleut.

Një apel të tillë kryeministri Berisha e ka bërë gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë që është duke u zhvilluar për të analizuar situatën e rëndë të përmbytjeve.

"Jemi para katastrofës sepse zona e përmbytur nuk mund të asistohet kurrë sikur të mos ishte e tillë. Atje ka gra, ka të moshuar dhe ka një lloj hezitimi të ligjshëm për të pranuar evakuimin", tha në fjalën e tij.

Ai ka bërë thirrje publikisht banorëve të zonave të veriut për të evakuar sa më parë zonën dhe për t'u përgatitur për të gjitha situatat e mundshme.

"Jetët e njerëzve janë prioritet. Përmbytjet kanë gjunjëzuar edhe vendet më të mëdha të botës, ky është fati i tyre", tha kreu i qeverisë.

Sipas Berishës, duhen gjetur rrugët për shmangien e katastrofës dhe kjo do të ishte lavdi, duke shtuar se do të krijohet Komiteti Ndërqeveritar i Emergjencës Civile, i cili do të koordinojë me autoritetet vendore, të gjithë procesin e evakuimit nga kjo zonë.

"Nuk është kurrë në natyrën time të lëshoj nota pesimiste dhe paniku, por nuk mund të rri pa paralajmëruar mbi situatën", tha Berisha në fjalën e tij.

Në fund, tha se është e domosdoshme një rishqyrtim i situatës për gjendjen e argjinaturave në derdhjen e lumenjve.

n.e/NOA

KOMENTE