Lajmet e datës 6 Janar 2010
- Inter, pritet ardhja e Julio Baptista Itali, 7 Janar NOA - Tashmë ka filluar kampionati Italian por ekipi i Interit është akoma duke kryer lëvizje të shumta në merkato si në shitjen e lojtarëve ashtu dhe në blerjen e tyre.
- Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndan 100 pakot e para me materiale higjienike Shkodër, 6 Janar NOA - Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) deklaroi sot se po ndjek me vëmendje gjendjen e vështirë që është krijuar nga reshjet e ditëve të fundvitit 2009 dhe fillimvitit 2010 në disa zona të vendit, veçanërisht të Qarkun e Shkodrës dhe Lezhës.
- Forcat e Armatosura vazhdojnë ndërtimin e argjinaturave dhe evakuimin e banorëve Shkodër, 6 Janar NOA - Forcat dhe mjetet ushtarake të dërguara në zonat e përmbytura në Shkodër e Lezhë kanë vazhduar kryerjen e detyrave për përforcimin e argjinaturave, evakuimin e popullsisë në zonat e përmbytura, dhe transportimin e mallrave të ndryshëm.
- Logjika e vendimmarrjes Interesi politik, parimet udhëheqëse, pastaj "rifreskimi" Nga Vehbi Miftari Çështja e funksionalitetit të qeverisë kudo shihet pashkëputur nga përmbushja e detyrimeve shtetërore karshi qytetarit.
- Ylli Ndroqi, tanimë edhe President Nderi i WBF-së Biznesmeni që ka në pronësi dhe tv Ora News, ka marrë një tjetër vlerësim në boksin profesionist botëror, bëhet kështu shqiptari i parë që zgjidhet në një post të tillë në këtë sport
- Përfitimet e integrimit që mund të vonohen Nga viti 1997 në 2007, tregtia midis BE-15 dhe dhjetë vendeve të reja është rritur tri herë, nga 175 miliardë euro në rreth 500 miliardë euro. Për të njëjtën periudhë, tregtia midis vetë vendeve të reja pjesë të BE-së është rritur pesë herë, nga 15 miliardë në 77 miliardë euro.
- Fratini: Skaner të trupit dhe në Itali, fillojmë me Fiumicinon e Malpensën Romë, 6 Janar NOA - Ministri i jashtëm i Italisë, Fratini ka deklaruar se shumë shpejt në aeroportet e Italisë do të mbërrijnë skanerët e trupi, mjete këto të afta për të zbuluar armë dhe eksplozivë fshehur nën veshje dhe që nuk dallohen nga detektorët metalikë.
- Airbus, Gjermania nuk do të paguajë as edhe një cent më shumë Berlin, 6 Janar NOA - Gjermania nuk është e gatshme të paguajë as dhe një cent më shumë lidhur me projektin A400M të Airbus (bazës ajrore), u shprehën sot autoritetet në Berlin.
- Terrorizmi, Belgjika kundër skanerit të trupit në kontrollet aeroportuale Bruksel, 6 janar NOA - Belgjika nuk ka për të instaluar të paktën tani për tani, skanerë të trupit në aeroportet e saj. Lidhur me këtë qeveria belge deklaroi sot se ajo ka ndërmend të presë vendimet e vendeve të BE-së.
- Një rrugë pa kthim "Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, duhet të shfaqet me doemos në zonën e përmbytur, por jo me çizme dhe çadër, por me pranga në duar për ata zyrtarë të papërgjegjshëm që çuan në këtë situatë"
- Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve Tiranë, 6 Janar NOA - Ministri i Brendshëm Lulzim Basha tregoi sonte situatën më të fundit të pasojave të përmbytjeve të ditëve të fundit në zonat veriore të vendit.
- Tadiç flet rreth marrëdhënieve me Shqipërinë: Nuk duhen neglizhuar Tiranë, 6 Janar NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, gjatë Konferencës së Ambasadorëve ka folur në mënyrë të veçantë dhe pozitivisht për Shqipërinë duke vlerësuar se është "e palejueshme që marrëdhëniet me Shqipërinë të mbeten të neglizhuara".
- Ushtria, intensitet punimesh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë Shkodër, 6 Janar NOA - Forcat dhe mjetet ushtarake të dërguara në zonat e përmbytura në Shkodër e Lezhë kanë vazhduar kryerjen e detyrave për përforcimin e argjinaturave, evakuimin e popullsisë në zonat e përmbytura, dhe transportimin e mallrave të ndryshëm.
- Kërkojnë të vuajnë dënimin në Shqipëri, emrat e 9 shqiptarëve të Shkupit Vetëm për abonentët Shkup, 6 Janar NOA - Nëntë të burgosur shqiptarë në vendin fqinjë refuzojnë të qëndrojnë në burgjet maqedone dhe i kanë kërkuar autoriteteve që të ekstradohen për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në qelitë e burgjeve të Shqipërisë.
- Kosovë, Presidenti serb do qëndrojë sot në Deçan Prishtinë, 6 janar NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka arritur sot për vizitë dy ditore në Kosovë me rastin e krishtlindjeve ortodokse.
- Mbyllet java e parë e 2010 në Seria A Itali, 6 Janar NOA - Janë rikthyer në fushën e lojës të gjitha ekipet e kampionatit italian të Seria A dhe tashmë janë mbyllur të gjitha ndeshjet përveç asaj të mbrëmjes midis Milanit dhe Genoa e cila do të luhet në 20 e 45.
- Vështirësia e parë për Milanin në 2010. Stop Pato Milano, 6 Janar NOA - Ky fillim viti për Milanin duket se nuk ka nisur shumë mbarë për ekipin pasi një pengesë mjaft e rëndësishme për to ka ardhur këtë mëngjes pasi lojtari brazilian Alexandre Pato është dëmtuar.
- Gjykata e Apelit kundërshton Aldo Baren, e lë në burg Tiranë, 6 janar NOA - Gjykata e Apelit nuk ka marrë parasysh kërkesën e Aldo Bares, i njohur si kapobanda e Lushnjes, për të lirimin nga burgu. Gjatë seancës së sotme kjo gjykatë ka vendosur të lërë në burg Aldo Baren, duke hedhur poshtë pretendimin e tij se kanë skaduar fatet kohore dhe për këtë
- Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike Tiranë, 6 janar NOA - Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës me anë të zëdhënëses së saj, Matilda Merxhani ka reaguar sot pas deklaratës së PS se qeveria është shkaktare e situatës në Shkodër pasi ka blerë energji elektrike, ndërkohë që gjendja e liqeneve ka qenë e tejmbushur.
- Durrës, policia arreston dy të rinj të shpallur në kërkim Durrës, 6 janar NOA - Policia e Qarkut Durrës ka bërë të mundur sot kapjen e dy personave të kërkuar, njeri prej të cilëve i akuzuar për veprën penale të vrasjes me dashje mbetur në tentative.
- "Albanian Airlines" devijon fluturimin, tmerrohen pasagjerët, 5 orë pa ushqime Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 6 Janar NOA - Mbi 150 pasagjerë ngujohen me orë të tëra në bordin e avionit në aeroportin e Birminghamit të Anglisë duke përjetuar frikë dhe pasiguri.
- Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë apel biznesit: Ndihmoni banorët Tiranë, 6 janar NOA - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë duke parë situatën si dhe paralajmërimet e qeverisë për rrezikun që u kanoset banorëve të zonës së Leshës dhe Shkodrës ndihet e obliguar që të bëjë një thirrje për gjithë biznesin e Tiranës dhe më gjerë që të kontribuojnë për të ndihmuar
- PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë Tiranë, 6 janar NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i ka bërë apel të gjithë banorëve të Shkodrës, dhe atyre në zonën e katastrofës por edhe atyre në zonën e rrezikut, të evakuohen.
- Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 6 janar NOA - Shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, si e vetmja mënyrë për të shmangur çdo katastrofë të mundshme.
- Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen Tiranë, 6 janar NOA/UPDATE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi vizitoi sot paradite zonat e përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit në Ishull-Shëngjin të Lezhës, si dhe nga vërshimi i ujërave të lumit Bunë, në komunën më të dëmtuar deri tani, në Dajç të Shkodrës.
- Aksident pranë Rinasit, plagosen dy persona Tiranë, 6 janar NOA - Dy të plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë.
- PDK: Solidaritet me familjet e dëmtuara, Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme Tiranë, 6 janar NOA - Partia Demokristiane ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës shpreh gjithë solidaritetin e saj me familjet e dëmtuara nga përmbytjet.
- Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët Tiranë, 6 janar NOA - Forcat e Armatosura rrisin intensitetin e punimeve në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë. Forcat dhe mjetet ushtarake të dërguara në zonat e përmbytura në Shkodër e Lezhë kanë vazhduar kryerjen e detyrave për përforcimin e argjinaturave, evakuimin e popullsisë në zonat e
- Durrës, kapen tre të mitur, vodhën një banesë Durrës, 6 janar NOA - Tre të mitur janë kapur dje nga shërbimet e Seksionit të Luftës Kundër Krimeve ndaj Pronës në policinë e Durrësit pasi akuzohen për vjedhjen e një banese.
- Ministria e Brendshme: Situata në veri drejt normalizimit, u shpërndanë ndihma Tiranë, 6 janar NOA - Ministria e Brendshme ka bërë të ditur sot situatën në zonat e përmbytura në veri të vendit ku sipas saj e cila ka marrë të dhëna nga Qendra Kombëtare Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, situata po shkon drejt normalizimit.
- Policia arreston në spital kreun e Al Kaidës që vepronte në Jemen Jemen, 6 janar NOA - Policia e Jemenit njoftoi sot se ka arrestuar të dyshuarin si liderin e organizatës terroriste Al Kaida që vepronte në Jemen.
- Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile Tiranë, 6 janar NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut dhe përmbytjet.
- Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi Tiranë, 6 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Gjatë bisedës, Berisha e njohu Presidentin Sejdiu me situatën e krijuar në zonat e përmbytura në vend.
- Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët Tiranë, 6 janar NOA - Presidenti i republikës, Bamir Topi ka bërë sot një apel për shpëtimin e jetës së njerëzve që rrezikohen nga përmbytjet.
- Berna, alarm për bombë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Berna, 6 janar NOA - Një alarm për bombë ka ndërprerë rrjedhën normale të punës në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berna. Njoftimi për një bombë u përhap pas konstatimit të një pakoje të dyshuar si bombë e vendosur pranë ambasadës.
- Masakrojnë një qytetar për t'i vjedhur telefonin, arrestohen tre të rinj Tiranë, 6 janar NOA - Tre të rinj janë vënë në pranga ditën e djeshme pasi akuzohen se kanë masakruar një qytetar vetëm për t'i vjedhur telefonin celular.
- Tiranë, arrestohet 19-vjeçari, vodhi para dhe sende me vlerë në një banesë Tiranë, 6 janar NOA - Një 19-vjeçar është arrestuar dje nga polici pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Kreshnik Mziu 19-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë dyshohet se më datë 3 dhjetor 2009, në bashkëpunim edhe me dy shtetas të tjerë kanë vjedhur banesën në pronësi të një shtetasi
- Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen Tiranë, 6 janar NOA - Lëvizja G99 i kërkoi sot qeverisë që të kompensojë në këto ditë të vështira të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet duke propozuar si skemë kompensimi një ndihmë standard prej 10 milion lekësh për secilën familje, kompensimin me 250 mijë lekë për çdo metër katror ndërtim
- Disa kile më shumë pas festave? Këshillat që japin dietologët Tiranë, 6 janar, NOA - Reagimi nga bilanci pas festave? Disa kile më shumë ? Mos u frikësoni nga kilet e shtuara. Mjafton një dietë "e lehtë", përpara se ti ktheheni regjimit normal të të ngrënit pas pushimeve.
- Italia fillon tërheqjen e 500 ushtarëve nga KFOR-i Prishtinë, 6 janar, NOA - Italia ka filluar ditët e fundit tërheqjen e 500 ushtarëve të KFOR-it, fakt ky i deklaruar më 10 dhjetor nga ministri i Mbrojtjes, Ignazio la Russa, gjatë seancës së mbajtur me ministrin e Punëve të Jashtme, Franco Fratini në Dhomën e Senatit.
- Çudia, nga Kolumbia vijnë çokollatat ... me drogë Kolumbi, 6 janar, NOA - Â Çokollata Santa Claus në përbërje të lëngshme, me një vlerë shitje të paktën rreth 300 mijë euro, janë importuar nga Kolumbia në Alassio.
- Facebook bllokon faqen e vetëvrasjeve virtuale Romë, 6 janar, NOA - Një faqe interneti që kryente vetëvrasje virtuale si dhe profili i përdoruesve të kësaj faqeje është bllokuar nga kompania Facebook.
- Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura Tiranë, 6 janar, NOA Update - Kryeministri Berisha ka apeluar në mbledhjen e qeverisë para ministrave që t'i përmbahen planit të posaçëm të hartuar për ndërhyrjet në zonat e përmbytura.
- Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut Tiranë, 6 janar, NOA - Vendi gjendet para një situate emergjente reale shkaktuar nga përmbytjet në veri dhe katastrofa qëndronte e qëndron si shpata e Demokleut.
- Biznesmeni Ylli Ndroqi zgjidhet sot president nderi i WBF Tiranë, 6 janar, NOA - Promotori i boksierit Kreshnik Qato dhe biznesmeni i njohur, Ylli Ndroqi, pasi është para pak javësh si presidenti i ri i Federatës së Boksit Profesionist sot do të zgjidhet edhe si president nderi i WBF.
- Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: "Berisha mos përhapë panik" Shkodër, 6 janar, NOA - Deputetët socialistë të zonës së Shkodrës Ilir Beqja dhe Tom Doshi kanë inspektuar sërish ditën e sotme zonat e përmbytura në komunën e Dajçit.
- Konfindustria OK heqjes së të hënës pushim, pengonte vendin Tiranë, 6 janar, NOA - Konfindustria me anë të një deklarate për shtyp ka mbështetur mbështet vendimin e fundit të qeverisë për heqjen e dyfishimit të ditëve të pushimit kur fundjava përkon me ditë festash zyrtare.
- Arrestohet agresori, iu fut një adoleshenteje brenda në shtëpi Korçë, 6 janar, NOA - I është futur tek dhoma e saj dhe ka tentuar ta marrë me forcë për ta çuar në shtëpinë e tij. Kjo është ngjarja që i ka ndodhur një 19-vjeçareje nga fshati Ormen-Pojan i Korçës e cila ka denoncuar në polici agresorin që deshi ta rrëmbente nga shtëpia.
- Një 34-vjeçar kapet në flagrancë me 1 pistoletë dhe 6 fishekë Korçë, 6 janar, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundësuar arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit Kristaq Prifti, lindur dhe banues në fshatin Pendavinjë pasi u kap tek mbante me vete armë pa leje.
- Vritet nga mafia gazetari bullgar i skandaleve, Bobi Cankov Sofje, 6 janar, NOA Nga Milena Selimi - Gazetari bullgar i radios dhe televizionit, Bobi Cankov, i njohur ndryshe edhe njeriu i skandaleve radiofonike, është vrarë në Sofie.
- Përmbytjet, mbledhje urgjente e qeverisë. Topi inspekton Veriun Tiranë, 6 janar, NOA - Ndërsa dje gjatë një inspektimi në veri, kryeministri Berisha do të deklaronte hapur se vendi gjendet në prag katastrofe nga përmbytjet, sot ai ka vendosur të mbledhë në mënyrë urgjente kabinetin qeveritar për të diskutuar mbi situatën e krijuar.
- Fluksi, 18 mijë emigrantë janë larguar nga Shqipëria vetëm në 24 orët e fundit Tiranë, 6 janar, NOA - Nëpër pikat kufitare të vendit vazhdon ende që të jetë një fluks i lartë i daljes së emigrantëve shqiptarë, të cilët iu drejtohen vendeve fqinje pas festave të fundvitit kaluar pranë familjeve të tyre në Shqipëri.
- SHBA, bllokohet aeroporti nga një lëng i dyshuar, por qe mjaltë Kaliforni, 6 janar, NOA - Një gjendje e vërtetë alarmi është krijuar në një aeroport të Kalifornisë nga forcat e sigurisë pasi menduan se kishin ndeshur gjatë kontrolleve të valixheve të pasagjerëve një lëng të dyshimtë.
- Obama: Akti terrorist mund të parandalohej, kishte informacion Uashington, 6 janar, NOA - Qeveria amerikane pati informacion të mjaftueshëm për të zbuluar komplotin dhe mundësisht për të penguar sulmin terrorist në një avion gjatë ditës së Krishtlindjeve, por organet e zbulimit dështuan në këtë pikë.
- Raporti i OKB: Në 2009, u vranë 28 personel civilë e 7 paqeruajtës Uashington, 6 janar, NOA - Të paktën 28 persona që shërbejnë si civilë në kuadrin e misioneve të ndryshme Organizatës së Kombeve të Bashkuara në mbarë botën janë vrarë gjatë vitit të kaluar.
- Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë Shkodër, 6 janar, NOA - Reshje të mëdha shiu kanë rënë gjatë gjithë natës në rrethin e Shkodrës, duke e përkeqësuar edhe më shumë gjendjen në të cilën janë zhytur rrethinat e kësaj zone për ditë të tëra.
- Nëntë të burgosur në Shkup, kërkojnë të vuajnë dënimin në Shqipëri Shkup, 6 Janar NOA - Nëntë të burgosur shqiptarë në vendin fqinjë refuzojnë të qëndrojnë në burgjet maqedone dhe i kanë kërkuar autoriteteve që të ekstradohen për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në qelitë e burgjeve të Shqipërisë.
- Rikthehet "One man show" në teatrin e Metropolit Vepra "Drejt lirisë" nga Erand Sojli Tiranë, 6 Janar NOA - Gjinia e teatrit "One man show" u eksperimentua për herë të parë gjatë muajit maj në Teatrin e Metropolit, ku suksesi i shoë-man-it Arian Çani tregoi se kjo gjini mund të jetë e suksesshme edhe në Shqipëri.

