English

Berna, alarm për bombë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Berna, 6 janar NOA - Një alarm për bombë ka ndërprerë rrjedhën normale të punës në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berna.

Njoftimi për një bombë u përhap pas konstatimit të një pakoje të dyshuar si bombë e vendosur pranë ambasadës.

Forca të shumta policia vetëm pas verifikimeve të para konstatuan se pakoja ishte e parrezikshme dhe nuk bëhej fjalë për bombë.

Pas verifikimit të kryer zëdhënësi i zyrës së informacionit pranë ambasadës ka deklaruar menjëherë fillimin e punës.

Gjithashtu zëdhënësi i policisë në Berna ka pohuar se "nuk paraqitet asnjë rrezik".

KOMENTE