English

Biznesmeni Ylli Ndroqi zgjidhet sot president nderi i WBF

Tiranë, 6 janar, NOA - Promotori i boksierit Kreshnik Qato dhe biznesmeni i njohur, Ylli Ndroqi, pasi është para pak javësh si presidenti i ri i Federatës së Boksit Profesionist sot do të zgjidhet edhe si president nderi i WBF. Kjo e fundit është një ndër federatat më të njohura në boksin botëror, në të cilën bën pjesë edhe shqiptari Kreshnik Qato. Kohë më parë Ndroqi refuzoi të merrte detyrën e presidentit ekzekutiv të WBF për shkak të impenjimeve të mëdha në fushën e biznesit dhe botën e medias.

Ndërkaq, gjatë ceremonisë për zgjedhjen e tij si president i Federatës së Boksit Profesionist Ndroqi u betua se do ta donte boksin shqiptar në gjithë ringjet e Evropës dhe botës.

n.e/NOA

KOMENTE