Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inter, pritet ardhja e Julio Baptista
English

Inter, pritet ardhja e Julio Baptista

Itali, 7 Janar NOA - Tashmë ka filluar kampionati Italian por ekipi i Interit është akoma duke kryer lëvizje të shumta në merkato si në shitjen e lojtarëve ashtu dhe në blerjen e tyre.

Për momentin dy emrat më të përfolur në ambientet e klubit janë ato të brazilianit të Romës Julio Baptista si dhe destinacioni i ardhshëm i Patrick Vieira.

Për sa i përket lojtarit të Romës i cili vlerësohet shumë nga Mourinjo, çdo gjë mund të përfundojë me një huazim të tij në radhët e Interit.

Në qoftë se kjo gjë përfundon me sukses atëherë destinacioni i francezit Vieira mund të jetë pikërisht Manchester City ku tekniku italian Mançini ka treguar një interes të madh për këtë lojtar.

Baptista nuk ka gjetur hapësira të shumta tek Roma dhe duke parë që dhe Mourinjo nuk ka aktivizuar Mancinin dhe Arnautoviç, atëherë ardhja e brazilianit tek Inter mendohet të jetë punë ditësh.

r.b/NOA

KOMENTE