Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria OK heqjes së të hënës pushim, pengonte vendin
English

Konfindustria OK heqjes së të hënës pushim, pengonte vendin

Tiranë, 6 janar, NOA - Konfindustria me anë të një deklarate për shtyp ka mbështetur mbështet vendimin e fundit të qeverisë për heqjen e dyfishimit të ditëve të pushimit kur fundjava përkon me ditë festash zyrtare. Edhe pse e cilëson si të vonuar në kohë, ajo vlerëson se vendimi në fjalë sjell ekonominë dhe institucionet shtetërore shqiptare në normalitet dhe sipas standarteve të vendeve të BE nga një gjendje absurde trashëgim i politikave populiste, me kosto të ndjeshme shtesë dhe krejt të panevojshme për efektivitetin e ekonomisë kombëtare, shërbimin dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare në përgjithësi.

"Konfindustria, duke u nisur nga kërkesat e vazhdueshme të industrive më të rëndësishme të vendit për çështjen në fjalë, ka shprehur zyrtarisht prej disa vitesh në mënyrë të përsëritur kërkesën drejtuar ekzekutivit shqiptar, ku ka arsyetuar për domosdoshmërinë e marrjes së vendimit të lartpërmendur", thuhet në këtë deklaratë.

Më tej, Konfindustria vlerëson, se pjesa më e prekur e biznesit nga zgjatjet e papranueshme dhe të paarsyeshme të ditëve zyrtare të detyrueshme të pushimit, janë pikërisht industritë prodhuese të vendit, që marrin goditje dyfishe jo vetëm si kosto shtese krejt të panevojshme, por njëkohësisht edhe ndjejnë drejtpërdrejt uljen e mëtejshme të konkurrueshmërisë së mallrave dhe shërbimeve të tyre në krahasim me prodhimet e importuara.

"Aq më shumë gjendja është e rëndë për industritë prodhuese të Shqipërisë kur në kushtet e pasojave të krizës globale financiare, tregjet ndërkombëtare janë ndjeshëm të varfëruara ne likuiditet, duke rritur kështu jashtëzakonisht ashpërsinë e konkurencës/"luftës" tregtare ndërmjet shteteve", përfundon deklarata.

n.e/NOA

KOMENTE